Standard.al

Dhjetë gramë arrë dhe kikirikë në ditë zgjasin jetën

0

arrë dhe kikirikëArrat dhe kikirikët zgjasin jetën. Ose thënë ndryshe, mjafton të konsumohen çdo ditë nga 10-15 gramë, për të reduktuar me 23% rrezikun e vdekjes së parakohshme. Kështu është zbuluar nga një studim holandez i Universitetit të Maastricht, i publikuar në revistën shkencore “International Journal of Epidemiology”. Studimi u përqendrua në 120 mijë persona me moshë nga 55 deri në 69 vjeç, të cilët u mbajtën në monitorim për dietën ushqimore dhe stilin e jetës, duke nisur në vitin 1986. Dhjetë vite më vonë u monitorua shkalla e vdekshmërisë së tyre, e lidhur me diabetin, kancerin, sëmundjet respiratore, neurodegjeneruese etj. U vu re se personat që konsumonin çdo ditë në mënyrë të moderuar arrë dhe kikirikë ishin më të mbrojtur 45% nga vdekja e parakoihshme për shkak të sëmundjeve neurodegjeneruese, 39% më të mbrojtur nga sëmundjet respiratore dhe 30% nga diabeti. Drejtuesi i studimit, Piet van den Brandt, u shpreh se dobitë e arrëve dhe kikirikëve janë të shumta pasi përmbajnë yndyra të dobishme, vitamina, fibra, antioksidantë dhe elementë të tjerë bioaktivë.

 

Fjetja e keqe dëmton shëndetin

Hulumtuesit në Universitetin e Kopenhagës, kanë zbuluar se fjetja e keqe mund të shkaktojë sëmundje serioze, t’ju trashë, e madje edhe t’ua shkurtojë jetën. Sipas hulumtimit, fjetja e keqe ndikon edhe në pirje të pakontrolluar, tymosje të shpeshtë dhe ju bën fizikisht jo aktiv. Gjumi jo i mirë, ndikon që njerëzit të mos mund të lënë duhanin, apo të pijnë në mënyrë më të kontrolluar – që gjë ndikon edhe më shumë në dëmtimin e shëndetit. “Gjumi ndikon në aftësinë për të ruajtur një mënyrë të shëndetëshëm jete, e kur gjumi është i keq, përkeqësohet edhe forma se si jetojmë” ka thënë Alice Jessie Clakr, nga Departamenti për Shëndetësi Publike në Universitetin e Kopenhagës.

 

 

Helmi i tarantulës notuese, mund të jetë shërues i një varg sëmundjeve serioze

Shumica nga ne nuk do të preknim këtë merimangë as me shkop të gjatë, por një ekspert po pretendon se helmi i kësaj mermimange mund të jetë çudibërës në mjekësi. Dr. Roben Raven nga Muzeumi i Queenslan të Australisë, beson se helmi nga këto merimanga, mund të jetë çelësi, në shërimin e shumë sëmundjeve. Tarantula e quajtur Maningrida, e cila mund të notojë, të mbushet me fluska ajri nën ujë dhe të tejkalojë nëpër kanale shumë të ngushta, ka edhe një helm shumë të koncentruar. Eksperti Raven, nuk ka dhënë detaje, se si do të ndihmojë ky helm apo cilat sëmundje mund t’i luftojë, por ka ngjallur shpresën, se mund të përdoret në trajtimin e shumë sëmundjeve.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.