Pas fitores/ Veliaj: Do jem kryeshërbëtor i Tiranës, shërbim pa tesera partie

0
124

Erion VeliajNga oborri i selisë së PS-së, kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, doli për herë të parë në publik pas zgjedhjeve, duke e cilësuar fitoren në këtë garë si një përgjegjshmëri të madhe.

I shoqëruar në këtë konferencë nga deputetët e qarkut të Tiranës dhe kandidatët për Këshillin Bashkiak, Veliaj theksoi se fitorja nuk ka vend për entuziazëm pasi sipas tij kryeqyteti ka nevojë për shumë punë për të marrë drejtimin e duhur. Kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës garantoi se do të jetë 24 orë kryeshërbëtor i të gjithë qytetarëve pa dallime politike.

“Duhet të jemi shumë të përulur pa bori, jemi të vetëdijshëm që qyteti nuk i ka punët mirë ndaj do përveshim mëngët që ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur. I kërkoj aktivistëve të jemi të përmbajtur dhe modest në fitoren tonë. Ne nuk jemi pushtues të këtij qyteti por administratorë të tij dhe me këtë përulësi do fillojmë punën. Për të gjithë ata që nuk na e dhanë mbështetjen me votë, dua t’iu them se ju mund të mos na keni dhënë votën, por e respektojmë e dëgjojmë zërin tuajt të të menduarit ndryshe në Tiranë, do ju shërbejmë njësoj pa i ndarë njerëzit, pa i parë nga tesera. Ne do të ndërtojmë një bashki që i bashkon dhe nuk i përçan njerëzit. Unë zotohem të jem kryeshërbëtori juaj 24 orë në 7 ditë të javës”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here