Kosova: Uroj Veliajn, shpresoj mbajtjen e premtimeve

0
151

Halim KosovaKandidati i APPD, Halim Kosova, pranoi humbjen për Bashkinë e Tiranës dhe uroi Erion Veliajn për fitoren, ende pa u numëruar  kutitë e fundit.

“Zgjedhjet mbaruan dhe ndërsa numërimi ende vazhdon, fituesi i kësaj gare rezulton Erion Veliaj të cilin dua ta uroj dhe të shpresoj që do t’i mbajë premtimet e nuk do t’i zhgënjejë qytetarët e Tiranës” tha Kosova.

Në një deklaratë nga selia blu me të rinj që mbështetën garën e Kosovës për të qenë kryebashkiak, kandidati i së djathtës shprehu falënderimet për qytetarët që i dhanë votën dhe i besuan programit të tij për të sjellë ndryshimin në kryeqytet.

Takimet e drejtpërdrejta me banorët e të gjitha zonave të Tiranës janë ato që duket se kanë lënë mbresat më të mëdha tek doktor Kosova, i cili u shpreh se është përvoja më e çmuar në jetën e tij.

Në fjalën e tij, doktor Kosova falenderoi Partinë Demokratike për mbështetjen e dhënë, teksa gjatë deklaratës la të kuptohet se do të jetë aktiv në politikat që ndikojnë jetën e kryeqytetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here