Zgjedhjet lokale/ Fiton bojkoti. Në zgjedhje vetëm 48 %  e shqiptarëve

0
120

 

Gëzim Saliu

Zgjedhjet lokalePjesëmarrja në 12 qarqet e vendit, “habit” Vlora me vetëm 37 % pjesëmarrës në votime

Në zgjedhjet vendore të zhvilluara dje morën pjesë rreth 48 % e shqiptarëve, shifër kjo e cila është dukshëm më e ulët se në zgjedhjet e fundit të përgjithshme parlamentare të 23 qershorit të dy viteve më parë. Kjo pjesëmarrje më e ulët e qytetarëve në votime tregoi nga njëra anë neglizhencën e qytetarëve për tu bërë pjesë në votimet për zgjedhjet lokale e nga ana tjetër mund të jetë edhe një tregues për zbritjen e numra të mazhorancës. Kjo e fundit mori një votë të fuqishme në zgjedhjet e kaluara dhe kjo rënie e votuesve në këto zgjedhje mund të përkthehet edhe si një “zbritje” të së majtës nga “froni” i shumicës absolute.

 

Pjesëmarrja

Lidhur me pjesëmarrjen në qarqet përkatëse vihet re se ai i Dibrës kryeson në rang kombëtar me 57% e ndërsa më i ulëti është Vlora me vetëm 37 %. Qyteti bregdetar habiti jo pak me pjesëmarrjen e ulët në këto zgjedhje, ku duke lënë mënjanë rezultatet përfundimtare që do jenë treguesi real i garës së kësaj bashkia, mund të thuhet se ekzistojnë disa arsye që sollën këtë nivel. Vlora njihet si bastion i së majtës por ndërkohë që kandidati i përzgjedhur nga ASHE në këto zgjedhje ishte Dritan Leli, i cili nuk është shumë i njohur për vlonjatët pasi ai ka vite që jeton në Tiranë. Po ashtu një tjetër shkak janë edhe njohura fenomenet e eksodit të muajve të fundit në Orikum dhe Novoselë, që kanë larguar shumë qytetarë në kërkim të azilit në vendet e BE-së.

 

Statistikat e zgjedhjeve

Zgjedhjet vendore që u mbajtën dje në Shqipëri janë konsideruar nga faktori ndërkombëtar si një pikë kycce për integrimin e mëtejshëm të vendit në BE. Votimi u hap në orën 7:00 dhe u mbyll në orën 19:00 në pjesën më të madhe të njësive e ndërsa nuk mungoi votimi në ato zona ku kishte ende votues që gjendeshin brenda KZAZ-ve. Qytetarët shqiptarë votuan sot për 157 kandidatë në 61 bashki dhe për 1595 vende në këshillat bashkiakë sipas ndryshimeve që solli reforma territoriale, që reduktoi ndjeshëm numrin e njësive vendore. 62 subjekte politike u regjistruan zyrtarisht në KQZ për të konkurruar në garën elektorale, 57 nga të cilat janë grupuar në dy koalicione. Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i drejtuar nga Partia Socialiste, grupon 37 parti, ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, i drejtuar nga Partia Demokratike, grupon 15 parti e ndërsa 11 parti garojnë të vetme. Nga kandidatët e regjistruar në shkallë vendi për kryebashkiakë vetëm 15 prej tyre janë femra. Në zgjedhje u thirrën për të votuar 3.382.295 zgjedhës me gjithsej 5299 qendra votimi.  Në total u prodhuan 6.876.366 fletë votimi, ku 3.437.683 janë fletë votimi për kryetarët e bashkive, ndërsa 3.438.683 të tjera janë për anëtarët e këshillave bashkiakë. Në zgjedhjet e këtij viti ishin mbi 143 mijë të rinj që do të votonin për herë të parë.

 

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve

Tirana me 49,32%

Shkodra me 53,66%

Vlora me 37,56%

Berati me 52,82%

Dibra me 57,21%

Durrësi me 49,56%

Elbasani me 49,66%

Fieri me 55,29%

Gjirokastra me 52,51%

Korça me 47,99%

Kukësi me 56,48%

Lezha me 43,17%

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here