Shkodër, votim me karta të dubluara

0
147

Kuti Votimi 2Ka arritur në gjashtë numri i kartave të dubluara që janë identifikuar gjatë procesit zgjedhor në Shkodër. Pas rastit flagrant të 18-vjeçares Ingrid Paçrami që do të votonte për herë të parë në zgjedhje, rastet ndjekin njëri-tjetrin.

Deri tani, katër raste janë denoncuar brenda në qytet, ndërsa dy raste të tjera në fshatra.

Votuesja Lindita Halili  ka shkuar të votojë në Qendrën e Votimit Nr.288, në mjediset e Medresesë së Djemve, në lagjen Xhabije.  Në momentin kur do të votonte i kanë thënë që  ke votuar. Nga ana e saj gruaja mohon të ketë votuar, madje dhe firma e vendosur në procesverbal nuk është e saja. “Nuk është nënshkrimi im” thotë ajo.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here