Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi, voton sapo hapen kutitë

0
171

Vora “përlesh” KQZ-në,Lefteri  Luzi, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ) ka votuar sapo janë hapur kutitë, në Qendrën e Votimit pranë Akademisë së Arteve, në Tiranë. Ajo ka përfituar nga rasti të japë mesazhin personal dhe të institucionit që përfaqëson, për procesin e zgjedhjeve që sipas saj është “testi i radhës për Shqipërinë”:

“Ju bëj thirrje qytetarëve të shkojnë të gjithë pranë qendrave të votimit sepse këto zgjedhje janë testi i radhës së Shqipërisë. U bëj thirrje dhe grave të cilat duhet të jenë sot pjesë e votimit edhe për një arsye më shumë për shkak se përfaqësimi i tyre në këshillat bashkiak do jenë 50%. U bëj thirrje edhe votuesve për herë të parë që kësaj radhe do jenë pjesë e procesit dhe të ardhmes së Shqipërisë”, deklaroi Luzi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here