Standard.al

Dy ushtarë ukrainas vriten në Donjeck

0

UkraineUshtria ukrainase ka bërë të ditur se dy ushtarë të saj janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të vendit, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andry Lysenko, ka thënë se viktimat janë shkaktuar nga zjarri i mortajave në rajonin e Donjeckut.“Armiqësitë e armatosura janë rritur ndjeshëm përreth qytetit Mariupol”, ka thënë Lysenko.

Mbi 6,400 njerëz kanë humbur jetën qysh kur ka nisur konflikti në lindje të Ukrainës, në prill të vitit 2014. Luftimet vazhdojnë, pavarësisht “Marrëveshjes për Armëpushim” të nënshkruar në Minsk, në muajin shkurt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.