Standard.al

Durrës/ Ambasadori Cannon: “E rëndësishme është që njerëzit të votojnë”

0

CannonAmbasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Cannon, ka vëzhguar nga afër procesin e votimit në Durrës e Vorë.

“Në Durrës qytetarët ishin të entuziazmuar për të marrë pjesë në votime. Gjithashtu numri i votuesve në këtë qyteti ishte i lartë. Do të shohim se si do të jenë zhvillimet në orët në vijim, e sigurisht që do të koordinohemi edhe me ambasadorët e tjerë”, tha Cannon.

“Kemi parë vetëm disa qendra votimi, por do të presim analizat dhe rezultatet përfundimtare të OSBE-ODIHR. E rëndësishme është që njerëzit të votojnë, nuk ka rëndësi se për kë, por votimi është një e drejtë e rëndësishme”, tha ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar nga Vora.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.