‘Teta Teresa’ zëvendëson oktapodin Paul

0
159

teta-small-690x380Siç është bërë e zakonshme në ngjarje të mëdha të futbollit edhe Copa America ka sjellë një mënyrë innovative për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve.I famshmi Oktapodi Paul është zëvendësuar nga vajza me linja të bukura trupore.Më e famshmja, ‘Teta Teresa’ ngjet flamujt e shteteve që përballen në gjoks dhe pastaj lëvizë atë pjesë derisa njëri nga flamujt bie poshtë, që në këtë rast përfaqëson shtetin që mposhtet.

 

Paul Walker-it i vjedhin 7 makina

Paul-Walker2Një padi tashmë është ngritur ndaj një miku të aktorit të ndjerë Paul Walker, pasi ai i ka vjedhur shtatë nga makinat e koleksionit. Çdo gjë ka qenë një kurth, ndërsa është shtirur sikur ka qenë një mik i ngushtë i aktorit. Grabitësi u shfaq 24 orë pas ndarjes nga jeta te aktorit, me emrin Richard Taylor. Ky i fundit ndihmoi Walker për disa vite me radhë të koleksionojë makina. Sipas familjarëve, të cituar nga “The Huffington Post”, Taylor i ka vjedhur makinat me pretendimin për t’i ruajtur ato në një vend më të sigurt.

 

 

Nicole Kidman në mbështetje të femrave në kinematografi

nicole_kidmanNjë apel i hapur ka ardhur për të gjithë femrat nga aktorja Nicole Kidman, duke kërkuar që të respektojnë veten nëse duan të kenë një karrierë në industrinë e kinematografisë. Aktorja 47-vjeçare, ka folur rreth diskriminimit ndaj femrave, duke thënë se femrave u jepen shumë pak mundësi për të treguar talentin e tyre. “Ne po punojmë të gjitha së bashku, për ta ndryshuar këtë gjë, pasi kjo është ajo çfarë kemi nevojë. Ne duam vetëm të vendosim kamerat në duart e vajzave dhe të rrisim besimin tek to, në mënyrë që të ndihen të fuqishme”, – ka thënë ajo.

 

Paris Hilton, më e bukur se kurrë

paris-e1434697647677Paris Hilton së fundmi ka filluar një lidhje dashurie me multimilionerin zviceran, Thomas Gross, dhe fotot e fundit të publikuara nga biondja të lënë të kuptosh se çfarë ka admiruar 39-vjeçari Gross tek e dashuria e tij më e re. 34-vjeçarja ka postuar disa foto në Instagram ku shihet duke bërë pak pushim, pas shumë netëve me punë duke luajtur muzikë si DJ, nga Dubai në Shanghai, e duke arkëtuar miliona. Hilton shfaqet me bikini, me trupin e saj perfekt, ndërsa ndan me ndjekësit edhe pamjen që e ka nga mbrapa, në vilën që besohet të jetë e të dashurit të saj në Ibiza. Paris dhe Thomas ishin takuar në Festivalin e Kanës në muajin maj dhe që nga ajo kohë ata janë bashkë. Në fillim të këtij muaji, paparacët kishin kapur çiftin duke u puthur në njërin prej jahteve të zviceranit.

 

Charlize Theron dhe Sean Penn i japin fund lidhjes

 ndahet_theronPas një viti e gjysmë lidhje, Charlize Theron dhe Sean Penn nuk janë më bashkë. Lidhja e tyre mjaft e forte mori një vëmendje mjaft të madhe, kjo pasi gjithçka po shkonte mjaft mirë. Lajmin në fjalë e ka konfirmuar një burim për “UsWeekly” se 39 vjeçarja Theron dhe 54 vjeçari Penn, ika në dhënë fund lidhjes. Lajmi ka qenë mjaft i papritur, pasi pak ditë më pare ata kaluan së bashku pushimet.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here