Pse duhet të votojmë të djathtën!

0
137

Nga Nebil ÇIKA 

Nga Nebil ÇIKA Edhe një ditë na ndan nga mundësia si popull për të rregulluar ç’është e munduar nga qeverisja jonë. Zgjedhjet lokale janë po aq të rëndësishme sa ato politike, por me ndarjen e re administrative ato marrin një rëndësi pothuaj historike. Shqiptarët shkojnë në këto votime në një situate të vështirë shumëdimensionale. Varfëria, papunësia, pasiguria, konflikti politik  dhe veçanërisht  e ardhmja  e pasigurt, janë arsye të forta që i bëjnë këto zgjedhje më të veçanta se zgjedhjet e mëparshme administrative. E majta në pushtet  duket tërësisht  e dështuar në qeverisjen e saj  për më pak se dy vjet, edhe pse premtoi shumë dhe mori , siç ka qejf të thotë kryeministri  Rama, një milion vota.  Ajo,  në mënyrë të pandershme,  deformoi  edhe  atë rezultat të  qershorit 2013, duke “blerë” deputetë  te se djathtës në opozitë, të zgjedhuar si të tillë me vota kundër qeverisë. Sot ka një mazhorancë absolute  me te cilën po sundon  duke ndryshuar ligje të arritur me konsensus,  gjë që ka ngushtuar hapësirat demokratike edhe kështu  te brishta  te vendit. Ky pushtet absolut ka stimuluar dukshëm arrogancën e qeverise,  gjë qe ka çuar në shkelje te shumta te ligjeve kushtetuese dhe të drejtave  themelore te njeriut. Rritja e taksave  dhe  tarifave te shërbimeve ka uluar dukshëm nivelin e jetesës,  ndërkohë qe politikanë  e zyrtare janë  përfshirë ne skandale e afera  korruptive nga me të rëndat. Premtime si  shëndetësia  falas apo  ulja e çmimit te energjisë  janë hedhur ne koshin e plehrave, ndërkohe qe investimet  publike, me gjithë taksat e larta, janë pothuaj inekzistente. “Abuzimi  me pushtetin”  është  fjala qe mund ta përmbledhë  te gjithë këtë periudhe te qeverisjes së majtë, e mjaftueshme, besoj, qe t’i beje shqiptaret te mendohen mirë para se te votojnë

Super pushteti një hap drejt diktaturës

Ajo qe duket me e rrezikshme  ne këto zgjedhje është tendenca e qeverise  për t’i fituar me çdo kusht ato. Nga ndarja e kontestuar  administrative  deri tek  blerja e votës,  janë dhjetëra fakte e prova që  vërtetojnë  projektin e qeverisë për  të siguruar një pushtet pothuaj diktatorial,  nese arrin të fitojë edhe  zgjedhjet  lokale . Sipas parimit bolshevik  “i gjithë pushteti  sovjetëve “  qeveria  me te gjitha  mënyrat  po synon qartazi  një rezultat “historik”  qe na kthen mbrapa ne diktature ku merrte 99% të votave.  Kjo  do ta çonte vendin në një aventure te rrezikshme te cilën shqiptaret  e kane hequr mbi  shpinën e tyre  vetëm 25 vite më parë. Shpresoj që brezat që e kanë vuajtur të mos e kenë harruar.  Ky pushtet i frikshëm  që po synon e majta ne pushtet  është  pa dyshim arsyeja me e fortë pse duhet votuar opozita,  edhe sikur  ajo  të mos ofronte një alternative me të mire, ndërkohe që është e kundërta . Shqiptarët  kane pare e kane dëgjuar  qeverinë  te mallkoje e te kërcënojë se po nuk votuan për te do t’u bëjë gjëmën. Do t’i lerë pa ujë, buke, drita e punë, detyra për te cilat kjo qeveri është  votuar dy vjet me parë.  Për  çdo njeri normal është e qartë se një qeveria qe i mendon këto gjera antikushtetuese  e antinjerëzore  me kaq pushtet sa ka,  i rrit  mundësitë t’i  vere ne zbatim  nese merren te gjitha pushtetet.

Malli që blihet nuk kthehet

Fenomeni me negativ i këtyre zgjedhjeve  është blerja e votës, një shqetësim  tani edhe ndërkombëtar.  Mjerimi  e  dëshpërimi  mund të bëjnë qe ky fenomen te  jete masiv,  por  ku do te ishte  gabimi me i madh  votuesve . Si ne tregti, malli qe blihet nuk kthehet, funksionon edhe ne politike. Ne votojmë administratoret  e bashkive tona për te na shërbyer  me mire, qe do te thotë se presim qe vota jone te na kthehet ne  mirëqenie . Por nese votën e shesim  për pesë leke apo për një thes miell, atëherë ajo nuk do te na kthehet  si  shërbim  e qeverisje e mirë, dhe kështu ne nuk kemi te drejtën t’i kërkojmë pushtetarëve  asgjë për katër vjet,  pasi e kemi shituar ketë të drejtë  qe ditën e votimit.

E djathta bën diferencën

Por ka edhe një arsye të fortë pragmatike pse  e duhet te votojmë të djathtën. Ne këto ditë të fushatës  ne kemi pare  qe kandidatet e saje ne te shumtën e rasteve bëjnë diferencën me cilësitë e tyre politike morale e profesionale. Kosova, Alibeaj, Ademi, Mero, Kokalari, Turku etj., janë kandidatura  përparësitë e te cilëve i ka pranuar edhe vete shumica .Vota për ta përmbush në kuptimin më të plotë pjesën e dytë të sloganit të djathtë, ”Punë dhe Dinjitet”. Dinjiteti është ai që shqiptarët  kane humbur gjatë kësaj periudhe dy vjeçare te kësaj  qeverisjeje,  që  duhet thënë se  me disa prej kandidaturave te ofruara edhe ne këto zgjedhje ka fyer inteligjencën  tonë qytetare!

Shpresoj  shumë që shqiptaret si ne çdo moment rreziku te reflektojnë e te orientohen drejt. E di qe ka shume te mërzitur e te zhgënjyer nga  PD-ja, por besoj se do ta kalojnë momentin e inatit, qofte duke e konsideruar atë si e keqja me e vogël. Një gabim të dielën në 21 qershor mund të na kushtojë shumë rëndë, e për këtë, precedentët në histori nuk na mungojnë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here