Arrestohet “Babagjyshi” i Shtatë i TEG-ut

0
138

Njesia ShqiponjaNjësia Speciale “Shqiponja” ka arrestuar ditën e sotme anëtarin e shtatë të bandës së “Babagjyshëve” të drejtuar nga Ilir Kupa, bandë e cila kreu grabitjet në TEG, në fundin e vitit 2013.

Mark Shpendi ishte i shpallur në kërkim  më shumë se një vit më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për grabitjen e një argjendarie në një qendër tregtare të kryeqytetit, ngjarje kjo e ndodhur në 24 dhjetor 2013. 27 vjecari u arrestua në afërsi të Stacionit të Trenit,  ku sipas burimeve të policisë, ai kishte më shumë se dy javë që fshihej rrethinave të kryeqytetit. Shpendi është personi i shtatë që bie në pranga si anëtar i bandës së “Babagjyshëve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here