Vendimi i qeverisë/ Ja struktura e re e pagave për punonjësit e shtetit

0
116

pagat lekeKëshilli i Ministrave ka miratuar strukturën e pagave për disa nga nënpunësit e shtetit, duke rritur pagat dhe duke shtuar masën e shpërblimit për disa profesione të caktuara. “Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e personelit me tituj akademikë, që janë të punësuar me kohë të plotë në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), janë sipas tabelës së mëposhtme. Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e tjerë me arsim të lartë në ISHP rriten si më poshtë. Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit laborantë në ISHP, janë sipas lidhjes së mëposhtme dhe  është pjesë përbërëse e tij. Punonjësit e personelit me tituj akademikë të punësuar me kohë të plotë në ISHP, të cilët trajtohen në pagë sipas lidhjes së mëposhtme, përfitojnë shtesë për vjetërsi në punë, në masën 0,5 % për çdo vit pune, por jo më shumë se 15 vjet. Shpërblimi i punonjësve të personelit të Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimi, pjesë e Institutit të Shëndetit Publik, është në masën 10 000 lekë në muaj. Funksionarët dhe nëpunësit, që përfshihen në fushën e veprimit të këtij vendimi, nuk përfitojnë shtesa të tjera mbi pagë, të përcaktuara me vendime të tjera të Këshillit të Ministrave”, – përcakton vendimi i qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here