Sa herë që Messi shënon, një Pepsi

0
152

 

Sa herë që Messi shënon, një Pepsi2Për të reklamuar biznesin duhen ide origjinale dhe një të tillë e ka pasur një motel në Kili. Pronarët e një moteli kanë vendosur të ofrojnë një pije falas për çdo klient, sa herë të Lionel Messi të shënojë gol në Copa America. Natyrisht, është një gjest simbolik, pa ndonjë kosto të madhe, por imagjinoni sikur Messi të shënonte 2-3 gola për ndeshje, sepse deri tani ka shënuar vetëm një herë në dy ndeshje. Në ndeshjen e radhës Argjentina ndeshet me Xhamajkën dhe shanset janë të mëdha që Messi të ‘qerasë’ me të paktën një pije klientët e ‘Motel Fantasia’-s.

 

Mustafi uron për Ramazan

Futbollisti me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Mbrojtësi shqiptar i Valencias, u ka uruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve. “Urime Muaji i Shenjte te Ramazanit Agjërim sa më të lehtë”, – shkroi mbrojtësi i kombëtares gjermane në rrjetin social Facebook. Ai ka kaluar një sezon fantastik te Valencia, ndërkohë që tashmë do të ketë pushime.

 

Aksidenti Vidal shkakton humor në rrjete sociale

Aksidenti i Arturo Vidal ka bërë jehonë të madhe në mediat sociale, pasi është komentuar shumë. Tifozët e shumtë kanë ironizuar kilianin në lidhje me aksidentin dhe me faktin që ai në atë moment ka qenë i dehur. Nuk kanë munguar as fotot qesharake, ku futbollisti i Juventusit është në burg duke ndjekur Kupën e Amerikës. Lojtari në deklaratë për shtyp kërkoi falje që vuri në rrezik jetën e gruas së tij dhe që prishi edhe qetësinë brenda skuadrës kiliane.

 

Galaktiku Ronaldo feston ditëlindjen e djalit

Cristiano Ronaldo është nga yjet me më shumë shkëlqim në futboll, por tani ai ka një galaksi të tërë. Astronomët në Observatorin e Evropës Jugore i kanë vënë emrin “CR7” një yjësie të sapozbuluar. Sipas astronomëve, CR7 është “tre herë më e shkëlqyeshme sesa galaksitë e tjera të njohura deri tani. 30-vjeçari është duke kaluar kohën e lirë me djalin e tij. Kjo për shkak se sot ai ka ditëlindjen dhe mbush 5 vjeç. Ai ka postuar në Twitter një fotografi, shoqëruar me shkrimin: “Duke festuar 5-vjetorin e djalit”. Edhe pas aktivizimit të fundit me përfaqësuesen, Ronaldo po shijon disa momente relaksi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here