KZLN: Zëvendësimi i i Komisionerëve të KZAZ-ve shqetësues

0
137

 

Artan CenaSot, Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ) paraqiti raportin e parë të ndërmjetëm në lidhje me zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015. Ky raport përmban analizën e të dhënave të mbledhura nga 90 vëzhguesit afatgjatë të stacionuar pranë 90 zonave të administrimit zgjedhor në të gjithë Shqipërinë.

 “Siç jemi shprehur edhe më parë, KZLNDQ ka angazhuar 90 vëzhgues afat gjatë në 90 Zona të Administrimit Zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Vëzhguesit tanë të paanshëm dhe të trajnuar vëzhguan në bazë të një pyetësori të detajuar dhe dhanë informacione të rëndësishme. Ky raport përmban gjetjet dhe analizën për periudhën një javore nga data 6 qershor deri në 13 qershor”, tha Mirela Arqimandriti, drejtuese e skuadrës së KZLNDQ-së.

Zëvendësimi i vazhdueshëm i Komisionerëve të KZAZ-ve mbetet shqetësuese. Gjatë 17 ditëve të para të Qershorit u zëvendësuan 79 komisionerë[1]. Partia Socialiste (PS) ka bërë më shumë zëvendësime 47 në total, duke u ndjekur nga Partia Demokratike (PD) me 20 zëvendësime; Partia Republikane (PR) me 9 zëvendësime dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) me 3 zëvendësime.

“Ndryshimi i vazhdueshëm i komisionerëve, minon seriozisht procesin sepse komisionerët e rinj përshihen në punët e shumta për tu orgzanizuar nga KZAZ-ja vetëm pak ditë para Ditës së Zgjedhjeve”, tha Dhimtër Gjodede, Koordinatori vëzhguesve afagjatë dhe analist I KZLNDQ-së.

Partitë Politike vazhdojnë të pengojnë procesin duke vonuar listen me emrat e komisionerëve për Qendrat e Votimit (QV). Tridhjetëegjashtë (36) KZAZ nuk respektuan afatin ligjor të 1 Qershorit 2015, për të formuar komisionet e QV dhe 7 KZAZ[2] deri në 13 qershor, akoma nuk e kanë përfunduar këtë proces.

Partitë Politike gjithashtu kanë penguar procesin e ngritjes së grupeve të votimit (GV).

Në njëzet (20) KZAZ, grupet e numërimit u ngriten pas afatit ligjor të 11 qershorit 2015, kryesisht pasi partitë politike i vonuan listat e emrave të numëruesve”, tha Ervis Sulejmani, analist pranë KZLNDQ .

Pamjaftueshmëria në buxhet dhe materiale vazhdon të mbetet gjithashtu një problem. KQZ ka caktuar një shumë fikse prej 15000 lekësh e cila është shpërndarë me vonesë. “Sipas komisionerëve të ZAZ-ve, kjo shumë nuk është e mjaftueshme për të plotësuar kërkesat e KZAZ-ve, dhe pasi novojat variojnë nga ZAZ-ja në ZAZ në bazë të numrit të Qendrave të Votimit dhe specifikave gjeografike.,  tha Dhimtër Gjodede, koordinatori vëzhguesve afagjatë dhe analist pranë KZLNDQ-së.

***

[1]Një numer prej 208 komisionerësh janë zëvendësuar deri tani (79 në Qershor, 85 në Maj dhe 44 në Prill). Burim: vendimet ei KQZ-së

[1]KZAZ-të 1, 48-50, 59, 70, 66. Për vendndodhjen e KZAZ-ve, shih Aneksin 1.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here