Të përndjekurit mbështesin kandidatët e Aleancës Popullore/ Mirakaj: Pse kandidoj për Partinë e Ballit Kombëtar Demokrat

0
121

Simon-Mirakaj-300x167Ndihemi të përfaqësuar me kandidatura si Voltana Ademi në Shkodër, Enkelejd Alibeaj në Fier, Dariel Xhindole në Lushnjë

 

  1. Cili eshte qendrimi i te perndjekurve politike lidhur me fushaten e zgjedhjeve vendore te 21 qershorit?

Qendrimi i ish-te perndjekurve politike ka qene gjithmone kostant. Ata kane mbeshtetur koalicionin e djathte te kryesuar si lider e ketij koalicioni, Partine Demokratike. Kjo mbeshtetje ka arsyen e vete.Ish te perndjekurit politike te koalicionit te djathte kane gjetur veten e tyre, ata kane gjete mbeshtetjen e tyre ekonomike e politike qe ne qeverine e pare te kryesuar nga z. Meksi, jane hartuar disa ligje ne mbeshtetje te inetgrimit te tyre, si me strehim, punesim, te drejta studimi, privatizim etj. Kemi qene te perfaqesuar si ne pushtetin vendor e ate qendror.

 

  1. Sa te perfaqesuar jeni ju ne kandidaturat per kryetar bashkie dhe anetare te keshillave bashkiake?

Ne zgjedhjet vendore qe do te mbahen ne 21 qershor ka kandidatura qe vijne nga shtresa e te perndjekurve politike si ne Shkoder me znj. Ademi, ne Lushnje me z. Xhindole, ne Tropoje me z. Dushaj, z. Alibeaj ne Fier etj. Mund te kemi dhe te tjere por per momentin nuk me kujtohen. Persa i perket antareve te keshillave bashkiake le per te deshiruar, numri eshte jo i konsiderushem.

 

  1. Ju vete pse zgjodhet te jeni ne listat e Ballit Kombetar dhe jo ne listat e PD???

Une e kam quajtur dhe e quaj veten te privilegjuar qe jam propozuar nga Partia Balli Kombetar Demokrat per te qene ne listen e tyre numeri 1 per anetar te Keshillit Bashkiak ne Tirane. PBKD eshte nje parti tradicionalisht e djathte, e krijuar nga kolloset e nacionalizmes shqiptare si Gjeniu i Kombit, Mit’hat Frasheri, Ali Kelcyra, Vasil Andoni, Hasan Dosti, Safet Butka etj. Kur je pjese e kesaj partie ndihesh me te vertete krenar. Kur permend ata emra te duket sikur merr dicka nga madheshtia e tyre. Edhe sot kjo parti drejtohet nga nje intelektual siç eshte z. Artur Roshi, i cili ju ka qendruar besnik idealeve te Mit’hat Frasherit etj. I bej thirrje ish-te perndekurve politike dhe atyre qe e shohin te arsyeshme qe te votojne per anetar te Keshillit Bashkiak per Tiranen numrin 10.

 

  1. Cili eshte mendimi juaj per nje pjese te te perndjukerve politike qe po mbeshtesin te majten dhe kandidatin Erion Veliaj ne Bashkine e Tiranes???

Jemi ne pluralizem, eshte e drejte e gjithsecilit te shkoje atje ku gjen veten. Per mua eshte e papranushme. Ky eshte nje numer i paperfillshem. Eshte zgjedhja e tyre.

 

  1. Cfare prisni ju nga pushteti i ri vendor???

Sigurisht edhe ne presim nga pushteti i ri vendor me shume vemendje ndaj nesh si per punsimin, dhenie kredie per strehim, ngrijtjen e nje memoriali per viktimat e diktatures, me shume pasterti, me shume gjelberim.

 

  1. Cila eshte gjendja e te perndjekurve politike ne Shqiperi 25 vjet pas renies se komunizmit???

Ndaj ish-te perndjekurve here pase here qeveria e djathte e kryesuar nga PD ka hartuar ligje ne mbeshtetje te integrimit te kesaj shtrese. Ka pasur vend per me teper perkushtim ndaj kesaj shtrese e cila u martirizua per liri e demokraci. Integrimi behet apo pershpejtohet nese do ishin treguar me te kujdeseshem ne kthimin e prones, atje ku ishte e mundur apo ndryshe ne kompenesim e saj me leke kesh. Me kete dua te them se duheshin hartuar ligje te vecanta per ish-te perndjekurit ne kthimin e prones. Gjithmone ka vende per permiresim. Merite e se djathtes e qeverise se saje eshte dhe ligji i demshperblimit me leke kesh i hartuar ne 2007.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here