Standard.al

Skenografia e njëjtë me të Papës, Rama mbyll në 18:30 fushatën e Veliaj në Tiranë

0

Standard SaliuMe një skenografi thuajse të njëjtë me atë të pritjes së Papës kryeministri Rama mbyll sot në orën 18:30 fushatën e kandidatit të majtë për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj. Në sheshin “Nënë Tereza” janë vendosur me mijëra karrige, të cilat pritet të mbushen nga simpatizantët e socialistëve në tubimin e fundit, ku PS do të kërkojë votat për Veliajn. Në shumë pjesë të saj, skenografia ka ngjashmëri të mëdha me atë të përdorur më parë fillimisht nga LSI në takimin përmbyllës të kandidatit të Lezhës Fatos Tushaj. Pas këtij takimi, ku mësohet se Rama shprehu komplimente të mëdha ndaj organizimit të LSI-së, kreu i qeverisë duket se ka tentuar të “huazojë” nga aleati kryesor skenografinë, të cilën e përdori edhe në takimin e djeshëm në Elbasan.

G.Saliu

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.