Presion para zgjedhjeve/ Rama: Operacion i pamëshirshëm. Gjyqtarët gagarelë dhe maskarenj

0
133

 

edi rama ne opinionVideoregjistrimi i Sejdinit, Rama: Është e montuar dhe e shkëputur nga konteksti. Ligj ku do ketë vijë të kuqe ku do përcaktojmë një hapësirë kohore që e pengon personin e dënuar që të zgjidhet

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se në vjeshtë do të nisë reforma në drejtësi, e cila, sipas tij, do të tundë themelet e këtij sistemi, të cilin e cilësoi më të korruptuarin në vend. Në një intervistë për “Opinion” në “TV Klan”, kreu i qeverisë foli gjithashtu edhe për videoregjistrimin e kryebashkiakut Sejdini si edhe denoncimet për kandidatët me rekorde kriminale në zgjedhje.

 

Videoregjistrimi i Sejdinit…

Jeni në siklet nga kjo video, mos qeshni?

Unë dua ta shikoj të plotë këtë video, kjo është e montuar edhe e shkëputur nga konteksti.

Si qenka e montuar kur u thotë do ju heq nga puna?

Kur të ma jepni videon e plotë do ju jap edhe përgjigjen.

E ke pyetur Sejdinin?

Po e kam pyetur dhe më tha që është nxjerrë nga konteksti. Në qoftë se videoja e plotë dhe konteksti ky që nënkuptohet nga këto fragmente unë do isha i shqetësuar. Por nuk mbaj qëndrim se është bashkim frazash jashtë kontekstit.

Po në qoftë se do merrni videon e plotë?

Shqiptarët kanë një proverb me hallën lidhur me këtë punë.

Videon e Metës e hodhët gjithë Shqipërinë në shesh, e quajtët skandaloze kurse këtë e quani skandaloze?

Dua të shikoj të gjithë bisedën e zhvilluar para konferencës për të dhënë versionin tim. Humbasim kohë me këtë montaturë, se ka fraza të lidhura bashkë jashtë kontekstit të përgjithshëm.

A ka më kandidatë të PS të lidhur me krimin të dënuar apo të arrestuar nga policia shqiptare?

Unë nuk i kam thirrur dhe t’i pyes. Kam ngritur komision verifikimi dhe kemi verifikuar të gjitha vendimet gjyqësore dhe nuk kemi asnjë kandidat të dënuar qoftë edhe në formë jo të prerë siç është Xhelali. Nuk ka asnjë kandidat të PS dhe LSI-së që të jetë dënuar nga një gjykatë. Të kaluarën kriminale e përcakton gjykata. Kam marrë një pyetje nga ky portali BIRN-i dhe kam thënë që nuk kemi asnjë person të dënuar.

Po Bushi është cilësuar…

Po është ndaluar është mbajtur rreth 40 ditë dhe pastaj është liruar. Sa shqiptarë janë ndaluar në policin italiane si pjesëtarë bandash janë pafund i bie që të gjithë këta njerëz ti quajmë kriminelë.

Po Roshi që është hetuar për trafik droge?

Roshi nuk është dënuar asnjëherë në asnjë gjykatë dhe sot e ka Elvis Roshi dhe fakti që edhe në këtë aspekt ka plot shqiptarë që kanë ndërruar emrin për arsye dokumentesh çe i bën këta kriminelë.

Fevziu: Qetësohu, qetësohu…

Rama: Unë me zor e prita të vij këtu se ka kaq kohë që kërkoj opozitën dhe s’po e gjej… Roshi i ka kërkuar BIRN-it të kërkojë ndjesë pasi ndryshe do hapë gjyq me këtë portal.

Po një pamje të Roshit mes dy policëve për plagosje?

Çe është kjo… Mbi ç’bazë kriminalizohen njerëzit, mbi bazën e dyshimeve apo të hetimeve që kalojnë në gjykim? Për këta njerëz nuk ka asnjë gjykim në gjykata e huaja se këto tonat janë gagarele. Do i tundim në themele gjykatat që ata gagarelë dhe ata maskarenj që kanë dhënë vendime turpi. Gjykata janë ato që e kanë bërë këtë vend të turpëruar në sytë e opinionit ndërkombëtar. Nuk lejojmë që një tufë njerëzish që janë më përgjegjës më shumë se kriminelët. Do kalojë në vjeshtë paketa më e rëndë e reformës në drejtësi. Operacioni do jetë i pamëshirshëm. Do tundim nga themelet sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Ambasada e SHBA-së për videoregjistrimin e Sejdinit?

Jam dakord ku shtypi është i lirë, por dua të shoh videon e plotë për të kuptuar kontekstin.

Po në Parlament a keni persona të inkriminuar që janë dënuar nga gjykatat e huaja dhe ato shqiptare?

Mbas zgjedhjeve shumë më vonë… Në ligjin shqiptar ka një dokument që quhet dëshmi penaliteti. Bazuar mbi këtë kjo dëshmi është përcaktuar 5 vjet dhe më parë ai që ka kryer një vepër e ka marrë dënimin dhe e ka shlyer atë. Ne do të kalojmë ligjin brenda paketës në reformën drejtësi ku do përcaktojmë një vijë të kuqe dhe do përcaktojmë një hapësirë kohore e bazuar mbi numrin e krimit dhe e shtrirë në kohë sipas llojit të krimit që e pengon një person të dënuar që të zgjidhet dhe për ata që hyjnë në administratën publike.

A keni kërcënuar një gjykatës në Krujë?

Asnjë gjykatës nuk kam kërcënuar, s’merrem me gjykata, se i konsideroj pushtetin më të korruptuar dhe më abuziv dhe më qesharak që na kanë turpëruar Shqipërinë. Unë telefonoj kë dëshiroj unë… pyetja është a kam kërcënuar dhe po ju them “jo”.

Policia e Shtetit me flamurin e PS-së?

Turp që e nxirrni, flamuri i PS-së është sekuestruar nga dora e një personi që po synonte të turbullonte mitingun e PD-së. Po ku ta fusnin flamurin ato o Fevzi…

Fevziu: Atë s;e di unë se nuk kam fut flamur.

Rama: Po s’e nuk ke fut prandaj nuk e di.

Po shantazhoni kandidatin e PD-së, ka pas tentativë për të qëlluar kandidatin e Kamzës? A e dini që kandidatët për Bashkinë e Vorës dhe i kanë pezulluar biznesin?

Është kapur mielli me një lëndë toksike është pezulluar. Unë e kam pritur në mënyrë civile Fiqiriun në zyrë se biznesmenët janë pasuri e ekonomisë, jam ulur dhe jemi ballafaquar me ministrin dhe është hequr pezullimi mbi fabrikën, pasi është verifikuar se nuk ka altafoksinë.

Ke tre javë që konkurron Fadil Hasën në fushatë.

Po qenke i lodhu fare sot, kam bërë 6 mitingje që nga ora 6 e mëngjesit dhe ju shoh tani në darkë që qenke i lodh fare sonte.

Ju pse shpërndani leje legalizimi?

Unë i kam shpërndarë si kryeministër dhe them se kanë gabuar që kandidatët tanë të shpërndajnë leje legalizimi, ka qenë e vetmja herë që PD ka pasur të drejtë.

 

Nishani: Fushata me tension, shpresoj mos kthehet në përplasje. Rama më bllokoi shtëpitë e pushimit

Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi dje se ka fushata elektorale është e tensionuar. Në një intervistë për syri.net, ai theksoi se,: “Unë kam vlerësuar dhe vlerësoj çdo rast të fushatës së mbështetur tek platforma, programi dhe propozimet konkrete për shërbime ndaj qytetarëve. Në tërësi shoh se ka një tension që rri pezull dhe që shpresoj të mos transformohet në një përplasje të dëmshme për të gjithë. Do ti kërkoja veçanërisht strukturave të Policisë së Shtetit të qëndronin larg përzierjes në fushatën elektorale”. Ndërkaq i pyetur me refuzimin e qeverisë ndaj presidentit për pushimet në rezidencat qeveritare Dhërmi, Vlorë, Pogradec dhe Dajt, Nishani tha se,: “Me vjen shumë zor të flas për një çështje të tillë që nuk i shërben asnjë prej atyre qindra halleve të përditshme që kanë shqiptarët. Por duke e parë në aspektin e asaj që reflekton si mentalitet, si kulturë e një degradim të emancipimit shoqëror, padyshim që është tregues i një modeli qesharak që duhet mëshiruar”.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here