Pas kualicionit me PS-në/ Shpartallohet PDIU. Edhe Muhedini braktis Idrizin, fushatë në krah të Kosovës

0
206

Muhedini fushatë në krah të KosovësTretet si kripa në ujë partia Çame e Shpëtim Idrizit. Pas Dashamir Tahirit në Vlorë në krah të së djathtës është rreshtuar dhe deputeti tjetër i PDIU-s Tahir Muhedini. Shpëtim Idrizi mbetët vetëm me “Qifen” e Elbasanit dhe “Omerin” e Fierit. Deputeti çam i Tiranës ka qenë në krah të kandidatit të djathtë Halim Kosova gjatë promovimit të Librit të bujar Kapexhiut. Shpëtim Idrizi e mori mandatin e deputetit nga Partia Demokratike, mirëpo me daljen në opozitë të së djathtës në 2013 ai iu bashkua të majtëve të kryeministrit Rama. Një lëvizje e tillë pragmatiste dhe për interesa personale nuk u prit mirë nga degët lokale të PDIU-së dhe nga dy prej deputetëve të saj. Një çarje e tillë pritet t’i sjellë shume firo elektorale në 21 qershor partisë së Shpëtim Idrizit.

 

Akuzat, për para të pista/ Bogdani: Veliaj shpenzoi 200 mijë euro spote për dy ditë

Sa më shumë afron 21 qershori, aq më shumë shtohen shpenzimet e dëshpëruara të kandidatit rilindas për Tiranën, për spote e reklama televizive

200 mijë euro për dy ditë kjo është kostoja që opozita thotë se po paguan për dy ditë kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj. Selia Blu i kërkoi të bëjë transparencën, burimin e këtyre parave zotit Veliaj. Në një deklaratë të deputetit Gerti Bogdani u shpreh besimi se qytetarët e Tiranës do e ndëshkojnë me votë në 21 qershor modelin që ka vetëm fjalë dhe spote televizivë. “Sa më shumë afron 21 qershori, aq më shumë shtohen shpenzimet e dëshpëruara të kandidatit rilindas për Tiranën, për spote e reklama televizive. 202 mijë euro për dy ditë shpenzon Erion Veliaj vetëm për spote, ndërkohë që mijëra familje në Tiranë e në mbarë vendin mezi mbyllin muajin dhe janë zhytur në borxhe për bukën e gojës”. Bogdani i kujtoi Veliajt detyrimet ligjore dhe morale që ka për tu thënë qytetarëve se ku i ka gjetur financimet për të harxhuar shuma kaq të mëdha. Javët e fundit bashkëshortja e Erjon Veliajt është lidhur me akuza nga Partia Demokratike si përfaqësuese e biznesmenit gjeorgjian Dzanazhvilli i akuzuar për pastrim parash. Vetë zoti Veliaj i ka quajtur si shpifje fushate, ndërkohë qe opozita ka publikuar fakte që tregojnë se bashkëshortja e kandidatit të majtë për Tiranën ka qenë përfaqësuese ligjore e biznesmenit të akuzuar për pastrim parash. ‘Kemi besimin se qytetarët e Tiranës e kanë të qartë këtë gjë dhe me datë 21 Qershor do të marrin vendimin e duhur dhe do t’i japin gjykimin e duhur. Edhe 4 ditë! Sepse nuk mund t’i besojmë votën dhe të ardhmen një njeriu që punën e bazon vetëm në reklama dhe reklamat vetëm në gënjeshtra”.

 

Nebiaj: Dyshja Rama Meta po planifikojnë manipulimin e zgjedhjeve

Selia blu ka akuzuar dyshen Rama Meta se po hedhin në erë procesin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Nëpërmjet një deklarate për mediat zëdhënësja Ornela Nebiaj numëroi disa nga incidentet që rrezikojnë të prishin zgjedhjet në 21 qershor. “E mbërthyer nga ankthi i humbjes së zgjedhjeve, dyshja Rama-Meta po intensifikon këto ditë shkeljet e ligjit dhe aktet e rënda të cenimit të standardeve të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në Kolonjë strukturat e PS dhe LSI janë sulur me kamionë me ndihma. Ja ku kemi fotot që e dëshmojnë këtë rast. Vora mbetet kampione e shkeljes së ligjit, ku strukturat shtetërore dhe kriminale të Ilir Metës kanë rrethuar shtabin e kandidatit Ismailaj, Në Durrës, personat e shpallur në kërkim nga policia për ngjarjet e rënda në Sukth, janë çdo ditë në krah të kandidatit Dako në takimet e tij elektorale”. Këto dhe raste të tjera ku janë përfshirë punonjës të policisë së shtetit dhe Interpol Tiranës janë disa nga akuzat e opozitës. Nebiaj i bëri thirrje prokurorisë të veprojë, si dhe organizmave ndërkombëtar të ndërhyjnë për të ndalur masakrën elektorale të planifikuar sipas saj nga dyshja Rama Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here