Hysaj, një hap larg Napolit
Napoli ka një ofertë zyrtare për Elseid Hysajn. Klubi napoletan shpreson që 21-vjeçari i kombëtares kuqezi të luajë në “San Paolo”. Besohet se Empoli e vlerëson Hysajn me më shumë se 4 milionë euro.
Nëse Hysaj do t’ia dalë mbanë të veshë fanelën napolitane, atëherë ai do të arrijë shkallën më të lartë të karrierës së tij ende të shkurtër. Kështu, Elseid Hysaj do të merrte pjesë në Ligën e Europës dhe mund të pretendonte për titullin kampion në Serinë A.