FRD/ Topi: Veliaj, lider i profilit europian. Koalicioni me ASHE, për standarde europiane

0
128

rama-topiBamir Topi ka deklaruar se partia e tij bëri zgjedhjen e duhur kur pranoi bashkimin me koalicionin e majtë.

“Zoti Rama iu drejtua FRD-së për një koalicion për zgjedhjet vendore dhe pas një analize dhe vendimmarrjeje, FRD iu bashkua këtij koalicioni, sepse në krye të sloganit tonë është fryma e re demokratike për shtetin dhe qytetarin”, tha Topi

Ai u shpreh se, ky bashkim do t’i shërbejë formimit të Shqipërinë europiane, që ndër vite, sipas tij, mbeti mirazh.

“Vlerësoj rolin dhe pozicionin e FRD-së, që do të jetë për herë të parë pjesëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Vlerësoj maksimalisht edhe zotin Veliaj, duke i thënë se ti je lider i profilit europian dhe së bashku me kolegët, një prej të cilëve do të jetë nga FRD, synimet për një gjeneratë moderne do të jenë të realizuara”, deklaroi Topi.

Për ish presidentin, bashkëpunimi mes FRD-së dhe ASHE-së vjen si pasojë e nevojës për plotësimin e standardeve evropiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here