Burgu, oferta e vetme e qeverisë për popullin/ Basha:Qazim oktapodi, Sotiraq filokulla, Artur trafikanti, këta janë kandidatët e Qeverisë

0
114

basha ne shkoderRama e ka hedhur kandidaten e tij në prehrin e Ilir Metës. Nuk e ble dot Ilir Meta me lekë Shkodrën

Qazim oktapodi, Sotiraq filokulla, Artur trafikanti, këta janë kandidatët e Edi Ramës. Deklarata është bërë nga kreu i selisë blu nga Shkodra. AI thumboi Kryeministrin Rama për kandidaten e majtë të Shkodrës. “Rama e ka hedhur kandidaten e tij ne prehrin e Ilir Metës. Nuk e ble dot Ilir Meta me lek Shkodrën”. Me një gjuhë të ashpër Basha i ka kthyer përgjigje të gjitha akuzave të dyshes Rama-Meta nga kryeqendra e veriut të Shqipërisë. Në dy vjet, qeveria varfëroi qytetarët, mbylli mijëra vende pune, dyfishoi çmimin e energjisë. E vetmja ofertë e qeverisë për qytetarët është kërbaçi dhe burgu. Këto janë fjalët që lideri i partisë demokratike tha në mbylljen e fushatave elektorale në bashkitë Mirditë Lezhë dhe Shkodër. Kandidatja e djathtë për bashkinë e Shkodrës shpalosi vizionin e saj për qytetin dhe falënderoi shkodranët që ishin me mijëra në shesh. “Do qeveris me qytetarët do siguroj transparencë dhe do luftoj korrupsionin”. Ndërsa kryetari i opozitës u kujtoi qytetarëve premtimet e pambajtura të dyshes Rama-Meta. Oligarkia siç i pëlqen atij ta quaj do të rrëzohet nga vota e popullit në 21 qershor theksoi zoti Basha.

“Qeveria për dy vite me radhë nuk punoi asnjë ditë, për t’ju a bërë jetën më të lehtë juve, por ju a bëri më të vështirë sepse shtoi e rriti barrën e taksave. Ju a bëri më të vështirë, sepse po i bën mirditorët të paguajnë dyfish çmimin e energjisë dhe dy herë më lart se rajoni, ju a bën më të vështirë sepse çdo ditë me kërbaç në dorë, me bllok gjobash në dorë nuk mendon punësimin e qytetarëve por burgosjen e tyre”, – u shpreh zoti Basha.

“Bashkimi i qytetarëve e ka detyruar Edi Ramën të pranojë se ka shtuar varfërinë, mjerimin pasigurinë në këta dy vjet keqqeverisje por pavarësisht kësaj”, – tha zoti Basha ai nuk bëri dhe nuk po bën asgjë për të ndihmuar qytetarët. Propozimi i tij është dyfishimi i çmimit të ujit të pijshëm.

“I ballafaquar me bashkimin më të madh popullor në sheshet e qyteteve tona, nga veriu në jug, Rama është detyruar ta pranojë se varfëria është rritur, se papunësia është shtuar, se çmimet dhe taksat janë rritur, se shqiptarët paguajnë më shumë, fitojnë më pak, jetojnë më keq. Është detyruar se s’ka nga t’ia mbajë. E ka kuptuar se s’i ecën më as me shantazhe, as me sondazhe, as me kërcënime, as me presione,por nuk ofroi asnjë shpjegim se pse kur kishin dhe kanë gjithë pushtetin, pse nuk bëjnë diçka për t’ju ndihmuar”, – theksoi zoti Basha.

Vota e popullit në 21 qershor do të të detyrojë, do të ulësh çmimin e energjisë dhe do të falësh kamatëvonesat”, – theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here