Çfarë të veshësh gjatë verës në zyrë

0
120

Style: "styleon.com"

Temperaturat e larta të verës kërkojnë të jesh e veshur sa më lehtë të jetë e mundur, por kur bëhet fjala për veshjen e zyrës, shtohet sikleti, meqenëse duhet të jesh komode, por edhe e përshtatshme me kodin e zyrës.Është mjaft e vështirë të vendosësh çfarë të veshësh në verë në ambientet e punës. Nëse vesh rrobat klasike, me siguri do të kesh vapë dhe nuk do ndihesh rehat, aq më tepër nëse fustanet apo fundet e ngushtë nuk janë as në stilin tënd.Nëse zgjedh të veshësh pantallona, do të ndihesh më komode, por nga ana tjetër, prapë do të kesh vapë. Zgjidhja perfekte do të ishte një fustan pëlhure i lehtë, me ngjyra të hapura, që të mbulon defektet në trup, por edhe të tregon elegante.Pëlhurat e lehta që mund të zgjedhësh për fustanet apo fundet mund të të bëjnë të ndihesh e freskë. Sa për ngjyrat, zgjidh sa më të lehtat të mundshme, që të ndihesh gjithmonë e freskët.Më poshtë, keni disa propozime çfarë mund të veshësh në verë në zyrë që të dukesh gjithmonë me stil, por edhe të jesh komode.

 

Zbulohet ilaçi kundër plakjes?

Shkencëtarët besojnë se suplementi apo shtesa që përdorin ‘ bodybilderat’, mund të rris jetëgjatësinë.Në historinë e njerëzimit, njerëzit kanë tentuar të gjejnë barin çudibërës për jetëgjatësinë e tyre. Dhe tani, shkencëtarët besojnë se ata kanë gjetur kimikalin që është shumë afër në zhbllokimin e fshehtë të rinisë së përjetshme.Ata zbuluan se suplementi apo shtesa që përdoret nga ‘ bodybilderat’ mund të rris jetëgjatësinë.Studimi zbuloi se AKG ( alpha-ketoglutarate) rrit jetëgjatësinë e krimbave për 50 përqind. Dhe sipas shkencëtarëve këto gjetje ofrojnë një shpresë të re për një drogë antiplakje për njerëzit.Ky zbulim sugjeron strategjitë e reja për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të plakjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here