Standard.al

Shkodër/ Prangoset zotëruesi i një arsenali armësh e municionesh

0

arrestim policia61 vjecari Pjetër Çuni, i dënuar më parë me 20 vite burg për vrasje, është prangosur sot nga blutë e Shkodrës, pasi në banesën e tij u gjetën një arsenal armësh e municionesh.

Arsenali i armëve u sekuestrua pas një kontrolli të befasishëm në banesën e tij, në kuadër të operacionit të koduar ” Arsenal ”, ku u gjetën:

1 mitraloz i lehtë, 1 pistoletë, 2 pushkë 20-çe, 1 kallëp tritol, 2 kuti me 20 kapsolla detonatore , 7 krëhëra me fishekë dhe 380 fishekë.

Armët dhe municionet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen në laboratorin kriminalistik për ekzaminim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.