Standard.al

Në Pogradec/ Rama: Kandidati i demokratëve mashtrues e pelivan, PD e ka marrë me qira për këto zgjedhje

0

Rama ne PogradecAleanca për Shqipërinë Europiane mbylli  fushatën në Pogradec, ku kryeministri Rama ashtu si edhe në takimet e tjera elektorale hodhi akuza ndaj Partisë Demokratike si edhe kandidatit të opozitës në këtë bashki. Sipas kreut të qeverisë, PD është bërë shëmbëlltyra e ikjes në drejtim të paditur e ndërsa nuk nguroi ta cilësonte kandidatin Kapri si një “pelivan” e “mashtrues”.

“Po ç’janë këta njerëz që sjell PD-ja dhe ç’është ky hall që ka gjetur PD-në dhe neve me ta. Ka disa ditë po përpiqem që të shmang komentet për kandidatët e PD-së, por është pamundur. Shkoj në Sarandë, më thonë kandidati borizan, atë profesion ka. Shkoj në Konispol, çfarë pune bën kandidati i PD-së, saldator. Iki në Vlorë, jurist me kristal. Shkoj në Krujë, me shkollë të lartë pa shkollë fillore. Tani thashë e paska një me shkollë ky këtu, se ka mbaruar për ekonomik, po ky qenka komplet mashtrues. U thotë që unë jam me PS-në po sa të mbaroj zgjedhjet do vij me ju, ma jepni votën. Më vjen për të qarë ku ka përfunduar PD-ja. Është bërë shëmbëlltyra e ikjes në drejtim…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.