Kodi/ Punonjësit, çfarë përmban kontrata e punës

0
278

Të drejtat e punëmarrësve dhe sa orë duhet të punojnë në javë

Three young businespeople working in team at office, smiling.

Kontrata e punës është një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, që rregullon marrëdhëniet e punës dhe përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve. Në kontratën e punës punëmarrësi merr përsipër të ofrojë punën ose shërbimin e vet për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar kohe, në kuadër të organizimit dhe të urdhrave të një personi tjetër, të quajtur punëdhënës, i cili merr përsipër të paguajë një shpërblim. Me kontratën e punës me kohë të pjesshme, punëmarrësi pranon të punojë me orë, gjysmë dite pune ose ditë pune, për një kohëzgjatje normale javore ose mujore më të vogël se ajo e punëmarrësve që punojnë me kohë të plotë në të njëjtat kushte. Punëmarrësi me kohë pune të pjesshme gëzon të njëjtat të drejta, përpjesëtimisht si punëmarrësi me kohë të plotë pune. Me kontratën e punës në shtëpi, punëmarrësi detyrohet të kryejë punën e tij vetëm ose me ndihmën e anëtarëve të familjes në shtëpinë e tij ose në një lokal tjetër të zgjedhur prej tij në bazë të varianteve të dhëna nga punëdhënësi. Punëmarrësi që punon në shtëpi gëzon të njëjtat të drejta si dhe punëmarrësi që punon në sipërmarrje. Kur punëmarrësi nuk punon në shtëpinë e tij, ai mund të kërkojë shtesë shpenzimesh për përdorimin e lokalit. Kontrata e punës mund të lidhet dhe ndryshohet me gojë ose me shkrim. Ajo mund të ndryshohet vetëm në marrëveshje midis palëve. Çdo ndryshim i kontratës së shkruar, në dëm të punëmarrësit, duhet të përfundohet me shkrim. Kontrata e punës quhet e lidhur kur punëdhënësi pranon kryerjen e punës për një kohë të caktuar ose të pacaktuar, në kuadrin e organizimit dhe nën urdhrat e tij dhe që në bazë të këtyre rrethanave kryhet vetëm kundrejt pagesës. Kontrata e punës e lidhur me shkrim duhet të përmbajë sidomos: a. identitetin e palëve; b. vendin e punës; c. përshkrimin e përgjithshëm të punës; d. datën e fillimit të punës; e. kohëzgjatjen kur palët lidhin kontratë me afat të caktuar; f. kohëzgjatjen e pushimeve të paguara; g. afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës; h. elementet përbërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj; i. kohën normale javore të punës; j. kontrata e punës duhet të përmbajë dhe kontratën kolektive në fuqi. Kur kontrata e punës lidhet me gojë, punëdhënësi është i detyruar që, brenda 30 ditëve nga data e lidhjes së kontratës, të hartojë me shkrim dokumentin përkatës, të nënshkruar prej tij dhe punëmarrësit, ku të përfshihen sidomos elementet e parashikuara. Moshartimi i këtij dokumenti me shkrim nuk cenon vlefshmërinë e kontratës, por sjell vetëm përgjegjësinë e punëdhënësit.

 

Puna

Kohëzgjatja ditore normale e punës është jo më shumë se 8 orë. Ajo përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, në kontratën kolektive, ose në kontratën individuale të punës, brenda limiteve të kohës javore maksimale të punës. Për punëmarrësit nën 18 vjeç kohëzgjatja ditore e punës është jo më shumë se 6 orë në ditë. Pushimi ditor është të paktën 11 orë pa ndërprerje brenda ditës ose në rast nevoje për dy ditë rresht. Orët e fillimit dhe të mbarimit të punës përcaktohen nga rregullorja e brendshme, brenda kufijve të parashikuara nga ligji dhe me vendim të Këshillit të Ministrave. Momenti dhe kohëzgjatja e pushimeve të përditshme caktohen në kontratën kolektive të punës ose në kontratën individuale, në kufijtë e parashikuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Me punë nate kuptohet puna e kryer nga ora 2200 deri në orën 600 të mëngjesit. Kohëzgjatja e punës së natës dhe e punës së kryer një ditë para ose pas saj nuk duhet të jetë më shumë se tetë orë pa ndërprerje. Ato duhet të paraprihen ose pasohen me pushim ditor të menjëhershëm. Çdo orë pune e kryer nga ora 1900 deri në 2200 jep të drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 20 për qind. Çdo orë pune e kryer midis intervalit 2200 dhe 600 jep të drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 50 për qind. Me kohëzgjatje javore të punës kuptohet koha e punës e kryer nga e hëna në mëngjes ora 0 deri të dielën e ardhshme ora 24:00. Pushimi javor është jo më pak se 36 orë, prej të cilave 24 orë pa ndërprerje. Pushimi javor përfshin ditën e diel. Pushimi javor nuk është i pagueshëm.

 

Mjekët/ Ilaç i ri kundër kolesterolit

Këshilltarët federalë shëndetësorë në SHBA rekomanduan për miratim një ilaç kolesteroli tepër shpresëdhënës, por duke paralajmëruar se më shumë të dhëna janë të nevojshme në lidhje me aftësinë e tij afatgjatë për të reduktuar goditjet në zemër. Grupi i ekspertëve votoi 13-3 që Administrata për ushqime dhe barna (FDA) ta miratojë ilaçin injektues, të quajtur Praluent, transmeton Zëri i Amerikës. Ilaçi duhet të përdoret vetëm për pacientë me nivele të larta kolesteroli të shkaktuar nga një çrregullim i trashëguar. Ekspertët thanë se donin të shihnin më shumë të dhëna nëse Praluent pakëson problemet me zemrën, para se ilaçi të përdoret edhe për këta pacientë. Nëse FDA ndjek rekomandimet e grupit, ilaçi Praulent mund të miratohet për përdorim për një numër shumë më të të kufizuar njerëzish se sa shpresonin zhvilluesit e tij. Praluent është pjesë e një grupi të ri barnash injektues që ulin kolesterolin më shumë se barnat statin, që janë përdorur për trajtimin standard të kolesterolit për më shumë se 20 vjet. Grupi i ekspertëve pritet të rekomandojë edhe një tjetër ilaç, Amgen, që mund të përdoret për të ulur kolesterolin për të mbrojtur pacientët nga goditjet në zemrës. Barnat janë prodhim i firmave farmaceutike Sanofi dhe Regeneron, të cilat thanë se janë të kënaqura me vendimin. Ilaçet e reja mund të marrin miratimin e plotë nga Administrata Për Ushqime dhe Barna këtë verë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here