Shqipëria, skuadra që nuk u frikësohet të mëdhave

0
143

 

Shqipëri franceTashmë kuqezinjtë mund të quhen zyrtarisht një skuadër e vështirë për t’u mundur. Barazimi dhe fitorja ndaj Francës është dhe prova më e mirë

Kuqezinjtë të shtunën vërtetuan që janë një skuadër e frikshme. E gjitha kjo falë De Biasit i cili ka arritur të ndërtojë një ekip i cili ka shumë emra të rinj dhe që kanë shpirt luftarak. Sfida ndaj Francës e vërtetoi edhe një herë punën e teknikut italian dhe fitorja ndaj “gjelave” shërben si një ogur i mirë për ndeshjen e ardhshme ndaj Danimarkës. Pas sfidës disa nga protagonistët kryesorë janë shprehur mjaft të kënaqur me kontributin e tyre që ka dhënë në skuadër Migjen Basha padyshim që ishte lojtari që sundoi në mesfushën kuq e zi dhe i bëri të ndihen inferior yjet francez. “Është një fitore historike për ne pasi nuk jemi mësuar me këso fitore ndaj këtyre kundërshtarëve të mëdhenj si Franca. Pa marrë parasysh të gjithash kërkoi që të mbesim me këmbë në tokë sepse ende nuk kemi arritur asgjë. Jemi shumë larg evropianit dhe duhet të mendojmë për dy ndeshjet e ardhshme që janë fondamentale për ne”, – deklaroi Basha. “Çdo herë që veshi fanellën kuq e zi është ndjenjë e pa përshkueshme për mua. E falënderoj trajnerin De Biasi për këtë mundësi që ma dha për të luajtur përsëri si titullar me Kombëtaren”, – vazhdoi tutje Basha i cili thotë se ndeshjet e ardhshme do ta tregojnë realitetin për Shqipërinë. “Tani për tani jemi duke bërë progres shumë të madh dhe duhet të vazhdojmë kështu. Në çdo ndeshje duhet të marrim eksperiencë edhe më të madhe sepse ka ende disa momente gjatë ndeshjes ku bëjmë gabime të lehta”. “Ku do ta shohim Shqipërinë në të ardhmen do ta tregojnë më së miri dy ndeshjet e ardhshme që na presin, pasi do të vendosen shumë gjëra”, – tha Basha i cili foli edhe për të ardhmen e tij dhe për zërat që qarkulluan se kinse do transferohet tek skuadra franceze Lille. “Gjatë çdo afati kalimtar fliten shumë gjëra për mua. Ky lajm për skuadrën franceze nuk është aspak i vërtet dhe nuk e di se kush e nxori atë. Ende nuk e di se ku do ta vazhdoj karrierën pasi momentalisht dua t’i kryej pushimet pas atij lëndimi të rëndë dhe pastaj do ta vendosi se ku do luaj”, – tha Basha për pas ndeshjes fantastike që e zhvilloi me Shqipërinë ndaj Francës. Më këmbën e mbarë e ka nisur edhe Arbnor Fejzullahu që arriti të debutoj me Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen miqësore ndaj Francës Mbrojtësi i kuqezinjve ka luajtur më parë për grupmoshat e Shqipërisë, por ëndrra e tij ishte që të përfshihej në ndeshjen e Kombëtares A dhe këtë ëndërr ai e bëri realitet në takimin miqësor ndaj Francës. Edhe pse luajti vetëm gjashtë minuta, kaq mjaftonin për ta bërë të lumtur lojtarin e lindur në Tërrnoc të Bujanocit. “Jam shumë i lumtur që debutova me Kombëtaren A. Ishte një ndeshje me plot emocione dhe të debutosh ndaj një kundërshtari si Franca padyshim që është një arritje e madhe. Jam lojtari i parë nga Tërrnoci që luaj me Kombëtaren A dhe kjo më bënë të lumtur” u shpreh Fejzullahu. Mund të jetë thjesht një miqësore, por fitorja e Shqipërisë ndaj Francës ka bërë menjëherë jehonë në mbarë botën me mediat ndërkombëtare që kanë raportuar për disfatën e gjelave në Elbasan Arena, duke përforcuar imazhin e Kombëtares Shqiptare në nivel global. Rradha fillon natyrisht me të përditshmen sportive më të rëndësishme Franceze, Lequipe një ndër më prestigjiozet e Evropës që në versionin e saj on line, ka zgjedhur sarkazmën për të goditur paraqitjen e ekipit të Descahmps. “Gjelat ishin me pushime” është titulli i L’Equipe që gjithsesi nuk harron ti japë meritat Shqipërisë ndërsa nënvizon se një Francë pa dëshirë dhe pa imagjinatë u dominua sic edhe ishte logjike nga Shqipëria. Vëmendje fitores së ekipit Kuq e Zi i kanë dedikuar padyshim mediat italiane. “De Biasi shtrin Pogba, Shqipëri-Francë 1-0” është titulli i “Corriere Dello Sport” që fokusohet te protagonistët më të njohur për italianët, trajneri De Biasi dhe ylli i Juventusit Pogba. “Surprizë, Franca e Pogba e Kondogbia humbet ndaj Shqipërisë” është titulli i faqes së merkatos calciomercato.com që fokusohet te dy prej lojtarëve që janë në qendër të merkatos, por padyshim për të gjitha mediat e tjera, njeriu i ditës është pikërisht Ergys Kace. Goditja e lirë e Kaces i jep Shqipërisë fitoren ndaj Francës, raporton në faqen e saj Uefa, ndërsa në Angli Daily Mirros vë në dukje perlën e Ergys Kaces që ndëshkoi mikrpitësit e Europianit me disfatën në Elbasan Arena. Po ashtu edhe Eurosport që në për sa i përket versionit online bashkëpunon me një nga portalet më të mëdhenj në botë, pikërisht Yahoo, e vë lajmin e disfatës së francës në një artikull me fitoren e Portugalisë ndërsa shkruan tregolësh i Ronaldos ndaj Armenisës, figurë e keqe e Francës në Shqipëri.

 

Evra hedh fanellën e Roshit

Patrice Evra i ka thënë bashkëlojtarit të tij, Paul Pogba, se do të ishte vendim i duhur në rast se vendos të qëndrojë te Juventusi. Dy futbollistët luajtën në humbjen e Francës nga Shqipëria, ndërsa mbrojtësi i krahut pas ndeshjes foli rreth mesfushorit, i cili po kërkohet nga shumë klube këtë verë. “Unë dua ta këshilloj që ta marrë vendimin më të mirë, por i kam thënë se vendimi i takon ekskluzivisht atij. Njerëzit harrojnë se Paul është i ri dhe nëse ai dëshiron të shkojë te një klub shumë i madh evropian në moshën 22-vjeçare, pse jo? Por, nëse vendos të qëndrojë, do të ishte një ide e mirë. Veç kësaj, nuk besoj se Juventusi do ta lejojë largimin e tij”, – ka theksuar Evra për Telefoot. Pogba ka kontratë me bianconerët deri në qershorin e vitit 2019 dhe çmimi i tij sillet rreth 100 milionë euro.

 

Sampdoria vihet pas Kasanos dhe Baloteli

Sampdoria planifikon të krijojë një sulm të rrezikshëm me dyshen, Antonio Kasano dhe Mario Baloteli. Blucerchiati tashmë kanë konfirmuar se janë në bisedime me Kassanon, i cili është lojtar i lirë që prej largimit nga Parma e falimentuar. Sulmuesi i Liverpulit është shënjestra e radhës për presidentin Massimo Ferrero. SuperMario ka zhgënjyer në “Anfield” qëkur u transferua nga Milani një vit më parë dhe tash pritet largimi i tij. Sampdoria planifikon huazimin e Balotellit, i cili është lënë jashtë përfaqësueses nga përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte, ashtu që dëshiron të rikthejë formën e tij në një skuadër ku mund të luajë më shumë. Problemi qëndron te paga e lartë e 24-vjeçarit, i cili te Liverpooli përfiton gjashtë milionë euro në vit.

 

Hysaj nën vëzhgimin e skuadrave të mëdha

Napoli po e kërkon me ngulm mbrojtësin e Empolit, Elseid Hysaj, mirëpo ka hasur konkurrencë në këtë garë. Futbollisti shqiptar kërkohet edhe nga Fiorentina dhe Lazio.Që pas angazhimit të Maurizio Sarrit si trajner i Napolit, ky klub po lidhet me shumë lojtarë, mes tyre është edhe 21-vjeçari. Mbrojtësi i krahut vlerësohet shumë në Itali, prandaj klubet nga Serie A duan nënshkrimin e tij. Hysaj tashmë ka regjistruar 13 paraqitje edhe për kombëtaren e Shqipërisë.

 

Pato kërkon rikthimin te Milani

Alexandre Pato është shumë i interesuar që të transferohet te Interi, bëjnë të ditur mediat italiane. Ish-sulmuesi i Milanit është i huazuar te Sao Paulo nga Corinthiansi, por dëshiron të largohet nga klubi për shkak të disa problemeve ligjore, transmeton koha.net. Sipas “Corriere dello Sport”, 25-vjeçari ka kontaktuar me përfaqësues të Interit për transferimin e mundshëm dhe raportohet se Roberto Mancinit i pëlqen loja e brazilianit. Pato ka luajtur te Milani gjatë viteve 2007-2013.

 

Inter insiston për Toure

Derisa Roma po tenton transferimin e sulmuesit Edin Dzeko nga Manchester City, në anën tjetër Interi e dëshiron Yaya Touren. Edhe pse Manuel Pellegrini bëri të ditur se mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk do të largohet, në kampin e Interit besojnë në transferimin e tij. Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka deklaruar: “Do të bisedojmë dhe të shohim qëndrimin e lojtarit, por unë jam optimist se do ta transferojmë”. Në të kaluarën Toure ka luajtur edhe për Barcelonën.

 

Ronaldo thyen Pelenë

Cristiano Ronaldo me hettrikun e realizuar ndaj Armenisë jo vetëm që i siguroi fitoren Portugalisë, por edhe theu një rekord tjetër. Fitorja e Portugalisë me rezultat 3-2 ndaj Armenisë me tri golat e superylli të Real Madridit ka bërë që të thyhet edhe një rekord. Pra, njeriu që i shënoi të tri golat e takimit për portugezët ka arritur shifrën e 44 golave në nivel të kombëtarëve, duke e thyer rekordin e Peles i cili ka 43 gola me Brazilin dhe Ronaldo (origjinali) i cili ka 41 gola në gjithë karrierën për Brazilin. Këto gola janë të llogaritur pa ndeshjet miqësore, pra vetëm në ndeshje zyrtare.

 

Mesi: Runi mund të luajë kudo

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar se ai është fans i madh i kapitenit të Manchester United, Wayne Rooneyt. Rooney që disa vite po lidhet me kalime te Barcelona dhe Real Madridi, kurse Messi e ka mirëpritur atë në La Liga. “Nëse shikoni në aftësinë teknike që ai ka, mendoj se ai është i mirë për secilin kampionat evropian. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme. Jo vetëm teknike, por ai punon shumë për ekipin e tij. Jam i sigurt se Manchester United kurrë nuk do të dëshirojë që ai të largohet”, – u shpreh Messi.

 

Dassaro: Të rikthehet Silva

Ikona e Milanit, Daniele Massaro e ka sugjeruar ish-klubin e tij që ta harrojë Zlatan Ibrahimovicin dhe të rikthejë në vend të tij në klub Thiago Silvan. Dyshja u largua nga klubi drejt PSG-së për një shumë të kombinuar prej 65 milionë eurosh dhe Milani që nga ajo kohë dështoi të mbante formën e lartë. “Unë personalisht jam skeptik për një rikthin të Ibrës. Natyrisht, ai është sulmues i madh, por unë do të shfrytëzoja paratë për të investuar në Thiago silvan. Milani do të përfitonte më shumë prej tij sesa prej Ibras. As Gullit, as Shevchenko e as Kaka nuk ishin në gjendje që të rikthejnë formën e tyre pasi u kthyen te Milani. Unë do të thosha të investohet në Ibran nëse vjen në parametra zero. Ai është 34 vjeç dhe mendoj se resurset që mund të shpenzohen për të mund të shfrytëzohen diku tjetër”, – u shpreh Massaro.

 

Vokrri: Vitin tjetër në Evropë

Futbolli në Kosovë mbylli një sezon fantastik, me titullin që u vendos në javën e fundit dhe “Digitalb Kupa e Kosovës”, që përcaktoi fituesin e saj vetëm pas goditjeve të penalltive. Në analizën e tij për sezonin presidenti i FFK, Fadil Vokrri vuri theksin pikërisht te këta dy elementë, që sipas tij janë treguesit më të mirë të një viti futbollistik të jashtëzakonshëm. Në kampionat, deri në javën e fundit nuk dihej kush do të shpallej kampion dhe besoj se kjo është pasqyra e vërtetë e sharmit të futbollit dhe rivalitetit që kanë patur kampionatet në Kosovë. Lajmin më të rëndësishëm megjithatë, Vokrri e dha në momentin kur u pyet mbi të ardhmen e klubeve evropiane në kompeticionet kontinentale, me presidentin e FFK që deklaroi se ky me shumë gjasa do të jetë viti i fundit në të cilin ekipet kosovare nuk përfaqësohen në Champions dhe Europa League. “Ne jemi duke punuar në këtë drejtim dhe shpresojmë të jetë ky kampionati i fundit pa Evropë”.

 

Kheidira: Te Juventusi jo për para

Afrimi i Sami Khedirës te Juventusi konsiderohet një nga goditjet më të rëndësishme të kësaj merkatoje verore. Mesfushori i kombëtares gjermane mbërrin në Torino me parametër zero, duke befazuar me këtë zgjedhje të tij, të cilën e sqaron në një intervistë për mediat e vendit të tij, duke hedhur poshtë hipotezën që iu bashkua bardhezinjve për më shumë para. “Më vjen keq që dëgjoj gjëra të tilla. Nuk mund të fajësohem për vendimin që mora, sepse nuk u tregova jokorrekt apo i pabesë. Reali i Madridit më ofrojë një kontratë të pabesueshme, prandaj largimi im nuk lidhet me paratë. I thashë menaxherit tim se thjesht dua të ndërroj ambient dhe se isha i lodhur. 5 vitet që kalova në Madridit ishin fantastikë”. Khedira më pas shpjegon se çfarë do të thotë të luash për Realin e Madridit. Është e vështirë ta përshkruash nga jashtë atë që përfaqëson ky klub. Reali është një magnet që tërheq mijëra persona, ndërsa unë ia dola mbanë të isha pjesë e kësaj skuadre. Reali ka për detyrë të fitojë gjithmonë dhe unë nuk e kisha përjetuar një eksperiencë të tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here