PD mbyll fushatën në Gjirokastër/ Basha: Askush s’e prek dot votën tuaj 

0
140

Jetmir Olldashi

basha gjirkoster“Rama dhe Meta kanë vetëm një filozofi: Të kapim ça të kapim. Ata kanë filozofinë e babëzisë”

Gjirokastra ka zbritur në shesh. Mbështetje masive për kandidatët Igli Kokalari dhe Altin Çomo. Në një tubim përmbyllës për Bashkinë e Gjirokastrës dhe Libohovës kreu i selisë blu, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve të majtë dhe të djathtë të votojnë kandidatët e Partisë Demokratike si zgjidhja më e mirë për qytetarët e këtyre dy trevave. Lideri i opozitës vazhdoi akuzat dhe denoncimet ndaj krerëve të mazhorancës. “Ata janë njësoj si njëri dhe tjetri thonë Të kapim ça të kapim ata kanë Filozofinë e babëzisë”. Zoti Basha bëri thirrje të votohet Altin Çomo në Libohovë dhe Igli Kokalari në Gjirokastër. Altin Çomo bëri thirrje për të votuar “për Libohovën për mikpritjen, turizmin, vreshtarinë, për infrastrukturën rrugore, punësimin, mbështetjen e fermerëve, turizmin vendas dhe mbrojtje dhe promovimin e monumenteve të natyrës e te kulturës, ndërhyrjet në shkolla, qendra shëndetësore, ofrimi i shërbimeve të bashkisë pranë çdo fshati”. Ndërsa kandidati i opozitës për kryebashkiak të Gjirokastrës, Igli Kokalari, iu drejtua të pranishmëve për problemet e qytetit, për të ardhmen e fëmijëve dhe rëndësinë e votës së 21 qershorit. “Do të jem kryetari i të gjithëve. Armiqtë e mi nuk janë ata, por varfëria juaj varfëria e fëmijëve tuaj. Unë do të punoj për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Unë e dua Gjirokastrën”. Ndërsa lideri i opozitës vuri në dukje ndryshimet mes dy kandidatëve për Gjirokastrën. Ai theksoi dhe falënderoi të pranishmit për entuziazmin dhe mbështetjen. “Rama Meta dhe Tavo janë treshja që nxjerrin njerëz me zor në shesh. Ne prezantuam taksën e sheshtë dhe e çuam propozimin tonë për të hequr TVSH mbi shumë produkte. Ata votuan kundër pa dhënë asnjë argument. Rama dhe Meta dhunojnë qytetarët ata duan ti mbyllin gojën opozitës. Rama dhe Meta kanë vetëm një filozofi, Të kapim ça të kapim ata kanë Filozofinë e babëzisë. Kokalari do të punoj për ju, ndërsa Zamira Rami do të punoj për xhepat e Vangjel Tavos dhe të Ilir Metës, do të punojë për oligarkinë. Ne ofrojmë zgjidhje dhe zgjidhje do ti japim me votën tuaj. Kryetari i Partisë Demokratike garantoi qytetarët se vota do të numërohet ashtu siç do të votohet, ai i inkurajoi të dalin masivisht dhe t’i dënojnë me votë keqqeverisjen e vendit. “Askush nuk mund tua prek dot votën”. Zoti Basha u zotua për uljen e çmimit të energjisë, për uljen e taksave për heqjen e TVSH-së për produktet e shportës. Kjo është zgjidhja që ofron Partia Demokratike tha zoti Basha, për tu dhënë mundësi familjeve në nevojë për të pasur mundësi të kenë më shumë në tryezat e tyre. Bashkia e re e Gjirokastrës përfshin dhe Lazaratin i cili në emër të luftës ndaj lëndëve narkotike është persekutuar dhe terrorizuar shumë së fundi nga forcat e policisë së shtetit. Lënia në tavolinë nga Edi Rama për aleatin e tij të LSI-së, e kësaj bashkie ka ngjallur pakënaqësi tek socialistët e bazës në këtë qytet. Doktori Igli Kokalari ka zhvilluar një fushatë të qetë edhe qytetare duke kërkuar votat e bashkëqytetarëve të tij. Rivalja e tij e Lëvizjes Socialiste për Integrim shpesh herë ka humbur qetësinë duke arritur deri atje sa të çojë për ndjekje penale një gazetare lokale për një status në Facebook. Pjesëmarrja e qytetarëve në takimet përmbyllëse të dy forcave politike është një tregues se rezultati i Bashkisë së Gjirokastrës do të jetë i ekuilibruar dhe nuk do të mësohet ndoshta deri sa të hapet dhe numërohet dhe kutia e fundit e votimit.

 

Alibeaj: Në plan të parë qytetarët, të majtë e të djathtë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj, u takua me banorët e lagjes “15 Tetori”. Përtej denoncimit të problemeve që ka shkaktuar neglizhenca e pushtetit vendor banorët shprehen mbështetje të plotë për z. Alibeaj në krye të bashkisë së re. Kozma Dashi deputet i qarkut të Fierit tha se z. Alibeaj ka dhënë prova se di të drejtojë dhe për më tepër me sukses. Alibeaj tha se politika sot i ka humbur kuotat në publik, pikërisht sepse nuk dëgjon publikun. Në krye të bashkisë së Fierit do të qeveris duke mbajtur në plan të parë publikun, tha ai. Alibeaj ka vazhduar takimet e tij në çdo lagje dhe fshat të bashkisë së Fierit, duke folur me qytetarët, duke u njohur me problemet dhe shqetësimet e tyre por edhe duke u zotuar për zgjidhjen e tyre pas 21 qershorit.

 

Ademi shpalos programin “Për Shkodrën e së ardhmes”

Voltana Ademi pranë qytetarëve të Shkodrës. Kandidatja e opozitës në Shkodrë për kryebashkiake ka shpalosur programin e saj dhe ka dëgjuar hallet e shqetësimet e qytetarëve. Ademi është zotuar pë ulje taksash, për program zhvillimi dhe punësimi për qytetarët e kryeqendrës së veriut të Shqipërisë. “Përpara banorëve të Shkodrës, me pjesmarrjen e miqve e mbështetësve të shumtë, profesionistëve të fushave të ndryshme, personaliteteve të politikës dhe shoqërisë civile, prezantuam projektin tonë ambicioz “Për Shkodrën e së Ardhmes” duke shtjelluar me hollësi të gjitha shtyllat e programit. Për mua është privilegj dhe përgjegjësi t’u shërbej banorëve të Shkodrës për të rritur mirëqenien e përgjithshme, për më shumë Punë dhe Dinjitet”.

 

Halim Kosova: Tirana është qyteti që fillon në derën tënde

“Një javë nga fitorja e përbashkët e qytetarëve, e qytetit dhe çdo banori të Tiranës”

Ti japim një leksion politikës se është koha të vendosim ne vetë për Tiranën. Këtë deklaratë kandidati për kryebashkiak të Tiranës halim Kosova e bëri në zonën e Bërrylit. Në një takim ku nuk mungoi entuziazmi dhe pjesëmarrja masive e qytetarëve kandidati i opozitës u bëri thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë masivisht në 21 qershor. “Ne e kemi parë se çfarë ka bërë politika në këto 25 vite. Ka luajtur shumë për interesat e saj, ka shkuar deri aty sa të mbajë edhe peng qytetin, të ardhmen tuaj, të ardhmen e fëmijëve tanë. Ndaj nuk e teproj aspak, dhe me bindje e them se ky është një moment historik për tu shkëputur nga ky model. Për ti dhënë madje një leksion politikës se ne qytetarët e Tiranës, të djathtë, të majtë e të paparti, duam të zgjedhim vetë, dimë të zgjedhim vetë, duam të sjellim në krye të Bashkisë një nga ne, që nuk ka axhendë tjetër përpos asaj që duan çdo ditë qytetarët në jetën e tyre, që nis nga dera e shtëpisë, në rrugë, në shkollë, në ambientin ku punojnë apo kalojnë kohën e lirë. Ta bëjmë të shenjtë e ta mbrojmë interesin e qytetit ku lindim, rritemi e projektojmë ëndrrat tona”. Kosova ka thumbuar dhe rivalin e tij të majtë se do ta përdor karrigen e kryetarit të bashkisë si një trampolinë për të bërë karrierë. “Kemi ndërkohë përballë një model që për ti rënë shkurt ofron konflikt politik, axhendë personale, dëshirë të pafre për karrierë e ambicie, abuzim në kurriz të qytetarëve, mashtrim, mosmbajtje premtimesh, dhe sigurisht shumë fjalë”. Kandidati i djathtë i mëshoi faktit se ka vullnetin dhe ndershmërinë për të punuar për qytetin, për ti dhënë frymëmarrje biznesit të vogël, dhe për të hapur vende të reja pune.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here