Kultet që kanë sjellë vdekjen, ja kush ndalohet me ligj

0
148

Klani i Vampirëve

imagesimagesSi shumë adoleshentë, 16-vjeçari Rod Ferrell ishte i fiksuar me subjektet e errëta, veçanërisht vampirët. Fiksimet e errëta të Ferrellit do të kishin pasoja tragjike. Në Florida, Ferrell takoi Heather Wendorf në shkollën e tij. Kjo e fundit u tërhoq nga Ferrell dhe u mahnit nga ‘klani i vampirëve’ që ai kishte drejtuar në vendin e tij të lindjes, Kentucky. Të dy kryenin rituale, ku pinin gjakun e njëri-tjetrit. Natën e 25 nëntorit të vitit 1996, Ferrell dhe klani i tij i vampirëve, që përbëhej nga Scott Anderson dhe dy vajza adoleshente udhëtuan me makinë drejt shtëpisë së Wendorf. Ndërkohë që vajzat morën makinën, Ferrell dhe Anderson u futën në shtëpi. Ferrell rrëmbeu një levë dhe e goditi 49- vjeçarin Richard Wendorf për vdekje ndërsa ai flinte. Dy djemtë donin ta linin 54-vjeçaren Ruth pa e lënduar atë, por ajo hodhi kafe të nxehtë mbi adoleshentët. Kjo gjë e nervozoi Ferrell-in dhe bëri që ta vriste edhe atë. Klani i vampirëve udhëtoi drejt Nju Orlins, por atyre po u mbaronin paratë. Kur një nga vajzat i telefonoi së ëmës për para, policia arriti t’i gjurmonte ata. Ferrell-it iu dha dënim me burg të përjetshëm. Ndërsa Heather Wendorf u shpall e pafajshme pasi nuk ishte në dijeni të qëllimit të Ferrell.

 

Kulti i Satanizmit

Kulti “Fall Rivers”, që operonte në Masaçusets në fund të viteve `70, drejtohej nga 25-vjeçari Carl Drew. Drew përdorte Satanizmin për të trembur prostitutat që punonin për të. Ai pretendonte se ishte djali i Satanit dhe kërkonte që urdhrat e tij duhet të zbatoheshin. Grupi i tij përbëhej nga 10 anëtarë, të cilët ishin të lidhur me prostitucionin. Gjatë mbledhjeve të tyre, Drew fliste me një zë dhe gjuhë të ndryshme. Në fillim ritualet përfshinin seksin dhe drogën, por gjërat morën për keq kur Drew tha se duhet të kishte sakrifica njerëzore. E para që vdiq ishte prostitute 19-vjeçare Dona Levesque. Duart e saj u lidhën dhe koka iu përplas në shkëmb. Trupi i saj u hodh në oborrin e një shkolle të mesme lokale. E dyta që vdiq sipas kultit ishte Barbara Raposa në nëntor të vitit 1979. Viktima e tretë ishte 22-vjeçarja Karen Marsden, që u vra në shkurt të 1980-s. Marsden kishte qenë e pranishme në vrasjen e Levesque, e cila u tmerrua aq shumë sa që vendosi të shkoni në polici. Po të natë, koka e Marsden u përplas tek shkëmbi përpara se Drew t’i thyente qafën. Pas gjithë këtyre vrasjeve, këtij kulti i erdhi fundi. Dy anëtarë, përfshi edhe Carl Dreë u dënuan me burgim të përjetshëm. Drew pretendonte se ishte i pafajshëm. Ndërsa vajza Robin Murphy dëshmoi kundër anëtarëve të kultit, por edhe vetë u dënua. Ajo u dënua edhe herë të tjera pasi shkeli dënimin me kusht që iu dha. Pas investigimesh të shumta, besohet se ajo ka qenë një ndër organizatoret e krimeve.

 

Kulti i karnavaleve

Në vitin 1991, William Anthony Ault po punonte për një udhëtim karnavalesh në Shtetet e Bashkuara. Bashkëpunëtoret e tij Jimmie Penick, Mark Goodëin dhe vëllezërit Keith dhe David Lawrence ishin të përfshirë në kultin Satanik – dhe Ault kërkonte të bashkohej. Kur kulti e refuzoi atë, Ault filloi t’u bënte shantazh. Sepse ishte në dijeni të vrasjes së një djali 18-vjeçar në Xhorxhia, nga Penick dhe Keith Lawrence. Megjithatë, kulti kishte një plan tjetër për t’i mbyllur gojën Ault-it. Më 25 shtator, 1991, pasi karnavalet u mbyllën, 5 burrat e kultit i kërkuan Ault-it që të shtrihej në një altar të improvizuar. Ata e lidhën atë. Keith bëri një lutje satanike përpara se Penick të merrte një thikë dhe ta priste Ault-in nga qafa deri tek stomaku. Më pas i prenë barkun dhe gjoksin duke bërë një kryq të madh. Policia ra në gjurmët e kultit shumë shpejt. Penick-ut iu dha një dënim me 60 vjet burg, Keith Lawrence me 20 vjet, ndërsa për David Lawrence dhe Goodwin dënimi ishte më i lehtë me 8 vjet. Kur u pyet për satanizmin Keith Lawrence tha se “ishte si droga, sa më shumë të marrësh, aq më shumë ke nevojë për të”.

 

Klani “Santa Muerte”

Santa Muerte, ose Shën Vdekja, është një shenjtor popullor i kulturës meksikane. Ajo është personifikim i vdekjes, dhe i ndihmon njerëzit në udhëtimin e tyre në jetën pas vdekjes. Ajo shpesh përshkruhet si një skelet me fustan, dhe përdoret për t’i kujtuar njerëzve vdekshmërinë. Por në provincën e Sonoras, gjërat morën rrjedhë tjetër. Çdo gjë nisi me zhdukjes e 10-vjeçarit Martin Rios në korrik të 2010-s, e ndjekur nga zhdukja e 10-vjeçarit Jesus Martinez në mars të 2011-s. Të dy fëmijët frekuentonin shtëpinë e stërgjyshesh së Jesus-it, Silvia Merez. Kur policia bëri një kontroll në shtëpinë e saj, zbuloi trupat e dy djemve të zhdukur, njëri ishte poshtë dyshemesë, kurse tjetrin e kishte varrosur në oborr. Ajo kishte djegur edhe trupin e një 55-vjeçareje. Të tre ishin vrarë nga kulti Santa Muerte, të kryesuar nga 44-vjeçarja Silvia Merez. Edhe tetë anëtarë të tjerë të kultit, u arrestuan nënë akuzën e vrasjes. Nga rrëfimet doli që vrasjet bëheshin natën nën dritën e qiririt.

 

Sekti Superior Universal

Duke filluar që nga 1989-a, në një qytezë të Brazilit, Altamira, djem të rinj filluan të zhdukeshin. Zhdukjet vazhduan edhe katër vitet e ardhshme, dhe llogariten deri në 19. Askush nga të humburit nuk ishte më i madh se 15 vjeç. Vetëm 6 trupa u gjetën. Ndërsa 5 fëmijë të tjerë kishin arritur t’ia mbathnin dhe iu drejtuan policisë. Asgjë nuk u bë deri në vitin 2003, kur policia ngriti akuza kundër sektit superior universal, të kryesuar nga një grua në mesin e të 70-ve të quajtur Valentina de Andrade. Anëtarë të tjerë të kultit ishin një doktor, një biznesmen i suksesshëm dhe një polic. Anëtarët e sektit kishin përdorur postin e tyre për të shmangur ndjekjen nga policia. Në fund ata u arrestuan të gjithë. Ajo që ishte më e habitshme, ishte lirimi i Valentina de Andrade nga akuzat e vrasjes. Kulti besonte se fëmijët e lindur pas vitit 1981 ishin të këqij dhe duhet të asgjësoheshin. Ata gjithashtu besonin se botës do t’i vinte fundi, dhe se një anije kozmike do vinte t’i merrte nga një planet tjetër.

 

Adoleshentët satanikë ruse

Në mes të viteve 2000, në qytezën ruse Yaroslavi, një grup i shqetësuar të rinjsh, të kryesuar nga Nikoali Ogolobyak filloi të sakrifikonte disa kafshë të vogla te Satanai. Një nga anëtarët e kultit tha se pasi filloi të lutej te Satanai, jeta e tij ishte përmirësuar. Mbase kjo ishte arsyeja që ngjarjet rrodhën në atë mënyrë. Në qershor të 2008-s, kulti përbëhej nga tetë të rinj të moshës 17-19 vjeç, të cilët u thanë prindërve të tyre se do të shkonin në një festival muzikor. Gjatë dy netëve, kulti sulmoi katër të rinj të tjerë adoleshentë në një pyll në periferi të qytetit. Përpara se t’i sulmonin, ata i detyruan viktimat të pinin alkool. Nga hetimet e bëra doli se viktimat ishin therur 666 herë. Kulti gjithashtu kishte performuar akte kanibalizmi tek trupat e tyre. Trupat u zbuluan 2 muaj më vonë, dhe gjashtë anëtarë të kultit u dënuan nën akuzën e vrasjes. Ogolobyak mori dënimin më të madh, 20 vjet. Ndërsa një anëtar tjetër iu nënshtrua trajtimeve psikiatrike.

 

Ferma e Jeffery Lundgren

Jeffrey Lundgren në fillimet e tij ishte ministër i Kishës së Riorganizuar të Jezu Krishtit, një degë e madhe e organizatës që quheshin ‘Mormonë’. Lundgren u bë ministër laik i Kishës në vitin 1984, dhe karizma e tij bëri që të tërhiqte shumë ndjekës. Por zakonet e tij filluan të shqetësonin liderët e kishës. Për shembull, Lundgren pretendonte se kishte gjetur një mënyrë të re interpretimi të shkrimeve të shenjta. Zyrtarët u detyruan ta largonin Lundgren-in nga posti. Pasi humbi postin e tij, Lundgren së bashku me gruan dhe fëmijët u zhvendos në një fermë në Ohajo. Kulti i tij i ri numëronte 20 anëtarë dhe Lundgren u bë udhëheqësi absolut i mbretërisë së tij të vogël. Ndjekësit e tij ishin të detyruar t’i paguanin atij taksa dhe merrnin pjesë në trajnime të detyrueshme armësh. Në mënyrë që të ruante sundimin e tij, Lundgren përgjonte telefonatat e anëtarëve të kultit. Më pas ai detyronte gratë për akte seksuale – dhe i bënte ata të kërcenin nudo ndërsa i shikonte e masturbohej. Një nga familjet që ndiqte kultin e Lundgren ishte Avery. Pasi vendosi që ta ftonte familjen Avery për darkë në fshat, Lundgren dhe një anëtar tjetër i quajtur Ron Luff vranë një nga një anëtarët e kësaj familjeje. Dy ditë pas vrasjes, kulti u largua nga ferma. Pasi u gjetën trupat, policia arrestoi Lundgren-in dhe 13 anëtarë të kultit. Lundgren u tha jurisë gjatë gjyqit se ai ishte profet i Zotit dhe jo i denjë për një dënim me vdekje. Por juria nuk u pajtua me këtë dhe e ekzekutoi me injeksion vdekjeprurës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here