Standard.al

Në Konispol, Rama: Mallkuar ata që sjellin përçarje, turp për këta qorra

0

Rama KonispolJava e fundit e fushatës duket se ka rënduar tonet e liderëve politikë të mazhorancës të cilët tashmë krahas ironive dhe batutave ndaj kandidatëve të së djathtës, nuk ngurojnë edhe të mallkojnë.

Në një takim elektoral në Konispol, ku në emër të mazhorancës kandidon për këtë bashki Shuaip Beqiri i propozuar nga PDIU, kryeministri Rama tha dje se ditët e fundit zëra dashakeqës po orvaten të krijojnë përçarje fetare në këtë qytet. Duke komentuar deklaratat e kundërshtarëve politikë sipas së cilave në këtë zonë është kandiduar Beqiri vetëm pasi është ortodoks, Rama nuk nguroi ti mallkonte ata për atë që ai e cilësoi si “frymë e përçarjes”.

“Kush janë këta që predikojnë këtu historira me ortodoksëri e Çamëri? Historira që janë të turpshme. Nuk mund ta kthejnë në një bashkësi njerëzish të përçarë dhe në sherr me njëri-tjetrin. Nuk mund të bëhet toka kur të hyjë kjo përçarje. T’i vijë turp dhe të mallkuar qofshin gjithë ata që i japin frymë kësaj politike barbare që në Shqipëri nuk mund të mbijë dhe t’i rritet fara kurrën e kurrës.

T’i vijë turp të gjithë këtyre qorrave që në vend se të shohin të ardhmen e tyre duan t’i vënë flakën tokës ku rriten fëmijët e tyre dhe duan ta bëjnë tokë të djegur dhe të pamundur për fëmijët e tyre nesër, për nipat dhe mbesat nesër!”, tha Rama.

Më tej ai theksoi….

Për më tepër lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.