Kosova, socialistëve: Kandidati tjetër ju ka qëlluar me vezë dhe letër higjenike, sa ju ka shkep
Pas mbylljes së tregut të ish “Uzinës Dinamo” në kryeqytet, kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës ka premtuar para banorëve të Vaqarrit se do ta rihapë atë, duke u dhënë liçencat sërish tregtarëve në një treg, që siç tha ai, do të rikonstruktohet.
“Do t’ju kërkoj votën jo vetëm juve, por të gjithë socialistëve të ndershëm që kandidati tjetër i ka gjuajtur me vezë dhe letra higjenike, sa i ka shkep, derisa i hoqi nga pushteti”, tha Kosova.
Më pas në mbyllje të fushatës në Njësinë Numër 7 në Tiranë, Halim Kosova shprehu bindjen se do ta fitojë këtë mandat, pasi Tiranës i duhet një kryebashkiak jopartiak.
“Këtu do më keni këtu, edhe për katër vjet këtu do më keni, megjithatë do të shohim dhe do të bëjmë pas katër viteve”, deklaroi Kosova.