Këshilli i Ministrave përcakton çmimet dysheme të mjediseve me qira

0
224

Pallati-11Qeveria vendos çmimin dysheme për qiratë në Tiranë dhe në të gjitha rrethet, për mjediset që përdoren për qëllime biznesi dhe për banim.

Këshilli i Ministrave përcakton vlerën minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllim banimi. Sipas VKM-së nr.469, datë 3.06.2015, për caktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllim tatimi, mësohet se vlera e dhënies me qira të ndërtesës përcaktohet në kontratën e noterizuar të qirasë, sipas legjislacionit të fushës. Në kontratë, veç të tjerave, duhet detyrimisht të përcaktohet qartë adresa ku ndodhet ndërtesa, sipërfaqja në metër katror dhe vlera mujore e qirasë së objektit.

Sipas VKM-së, vlera minimale mujore për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira është e barabartë me 0.3 për qind të çmimit të shitjes së saj, e përcaktuar në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here