Standard.al

“Agon” shtetëzohet në masën 60%

0

agon channel bluGjykata e Tiranës ka vendosur që një administrator shtetëror të administrojë në masën 60 % televizionin “Agon Channel”, pas sekuestrimit të tij për shkak të akuzave për pastrim parash.

Në vendimin e sekuestrimit preventiv të kompanive të Beketit dhe të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë skemë, siç janë Liliana Condomitti dhe Mauro De Renzis, thuhet se për ekzekutimin e vendimit dhe administrimin e pasurive që do të sekuestrohen, ngarkohen administratorët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Ende nuk është e qartë nëse mund të procedohet me ndërprerjen e transmetimit, por kjo ka pak mundësi  të ndodhë, pasi pjesën tjetër të aksioneve  e kanë në pronësi aksionerë të tjerë, të cilët nuk janë nën hetim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.