Shqipëri-France 1- 0, eurogol i Kaçes

0
147

KaceNë Arenën e Elbasanit ka vetëm një fitues, kuqezinjtë.

Shqipëria përfundon ndeshjen kundër Francës me rezultatin 1:0 , me eurogolin e shënuar qysh në pjesën e parë të ndeshjes nga Ergys Kaçe. Fantazisti shqiptar shenon në minutën e 43-të një eurogol nga gjuajtja e lirë, duke e çuar topin në trekëndëshin e djathtë të portierit të gjelave, Loris.

Ishte një pjesë e parë shumë e mirë nga lojtarët e kombëtares tonë, me shumë raste të krijuara për të shënuar , ku vlen të theksohen dy raste shumë të pastra për shënim nga Lenjani, rasti i Cikalleshit apo edhe i Roshit. Në ato pak raste që francezët krijuan, portieri kuqezi Berisha u shfaq në lartësinë e duhur.

Në pjesën e dytë, ritmi i lojës është edhe më i lartë sidomos për kuqezinjtë, adrenalina e të cilëve ishte shtuar mjaft nga goli spektakolar i talentit Ergys Kaçe.

Përpjekjet e kombëtares franceze për të barazuar ndeshjen nuk sollën ndryshim rezultati, edhe pse traineri i gjelave, Deshamp, provoi të rifreskonte 11-shen tij.

Ndërkaq ishte Valdet Rama ai që shfaqet rrezikshëm përballë Lorisit, në minuten e 60-të të ndeshjes. Në minutën e 69-te ishte Sadiku që mund të kishte dyfishuar rezultatin, por topi përfundon në goditje këndi për tanët.

Kur ndeshja hyn në 15 minutat e fundit të saj, ekipi kuqezi përpiqet të kontrollojë lojën, në ruajtje të rezultatit, por pa harruar kundërsulmin e shpejtë.

Në minutën e 76-të të ndeshjes, francezët fitojnë një goditje të lirë pranë zonës së 16-shes, por portieri Berisha e grushton mjeshtërisht topin, duke mos lejuar prekjen e rrjetës

Në 10 minutat e fundit të ndeshjes, ekipi francez përpiqet të ushtrojë trysni ndaj ekipit tonë.

Në minutën e 88-të, De Biazi fut në lojë Fejzullahun dhe largon Cikalleshin.

Në minutën e 89-të Pogba godet me kokë pranë zonës, por Berisha pret mjeshtërisht.

Në minutën e 94-të dëgjohet vërshëllima e arbitrit turk që sinjalizon përfundimin e ndeshjes. Rezultati: Shqipëri – France 1- 0.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here