Deti dhe peshku

0
278

Artan FUGA

Artan FUGA (Skica për të qarë e qeshur dhe dialog qytetar në Facebook)

 Skica e parë:

Nuk bëhet turizëm që i zoti i hotelit të qajë hallet me pushuesit

Vjen drita ikën uji,
vjen uji ikën drita.
Vijnë dritat digjen sigurecat.
Rregullohen sigurecat, prishet kondicioneri.
Hap dritaret të ajrosesh, rregullohet kondicioneri.
Prishet rrjeta e mishkonjave, ndez lampën kundër mishkonjave, vjen era tym, hap ventilatorin të ndryshosh ajrin, digjen prape sigurecat.
Nderkohe eshte prishur pula e ngrire ne frigorifer.
Del jashte te pish nje wiski, ai thote kam vetem birre austriake.
Nderkohe dy kalamaj te kane gervishur makinën, pse nuk e fute makinen te oborri i hotelit?
Ne dhome ka pasur permbytje sepse kishe harruar rubinetin hapur kur nuk kishte uje, dhe lavamani kishte qelluar i zene.
Pse nuk e fute veturen në oborr? – po të them.
E kishin bllokuar rrugen nja dy tipa qe po rregullonin internetin.
Pse nuk ka wifi? Ka, por nuk punon.
Dua te shoh ndeshjen e kupes ne televizor. Dakord por Klanin s’e kap.
Mire do te dal te bej nje xhiro me motoskaf.
Mire, mo, po kujdes se kane dale keta te taksave dhe na bllokojne skafet se i kemi pa leje dhe pa bileta.
Me mire bej nje xhiro me biciklete.
Ku ka mo?
Nuk ka por e thashe kot.

Haua!

Haut du formulaire

 

Taulant Demiraj bukur, paster pa gabime ah sa bukur e ke shkruar miresevini ne rivieren shqiptare

Artan Xhaja eshte per te qare dhe per te qeshur njekohesisht. Ne restorantin ku punoja para 2 vitesh kishte akoma krevate dhe batanie Ushtrie.

Mirela Balli Pse ndodh kjo?Hoteli nuk eshte thjesht nderto nje objekt dhe veri emrin….hoteli nuk eshte nje biznes qe mund ta beje kushdo….hoteli nuk mund ti permbushe sherbimet ne se nuk eshte hallke e zinxhirit te sherbimeve turistike!Kjo eshte nje e vertete e hidhur por mendoj se nuk eshte pergjithesuese!

Elvira Hoxha Idrizi Kur s’ke halle, ne do te shohesh veten ne pike te hallit, shko me pushime ne Shqiperi!

Klodi Meta Dhe pushimet sapo kan nisur…..

Adrian Osmani Realiteti I sarandes profesor….!

Uliks Metohu Sa naze ke prof…

Viola Perona buke e kripe e zemer shqiptari…

Lamnica Alfat Big up per prof dhe lum/mjer ne ku jetojm lum per natyren qe ta jep perendia mjere per ata qe kane ne dore ta shfrytezojne…

Renard Daka Te besh pushime pa degjuar ca halle?! Stres me vete, nuk kalohet dita…

AL Indrit hahaha,

Dion Hoxha Hahaha

Armand Bakalli Po kur lopen e komshiut e kapin dhimbjet e lindjes…dhe te le gjithe naten pa gjume!

Aldo Çami Prof. shume kritik jeni bere keto kohet e fundit. Po me turizmin cpatet xhanem?!!!!!!!!

Mexhit Ceka Vajmedet turizmi shqiptar.

Donald Llazari E bukur profesor, pra meret valixja dhe hiket prej ketej.Pune turizmi do kete se vine bashkeatdhetaret tane te cilet kenaqen me pamjen mashtruese te brek detit tone.

Forewer Young Tamam..Pershkrimi i nje dite pushimesh te hidhura

 

 Skica e dytë:

Ëndërr turistike për fushatë elektorale

Turizmi do model biznesi dhe fantazi që bashkon pushim me argëtimin dhe formimin kulturor.

Kështu, hajde ngrohu në diell dhe lahu në det s’të vjen njeri…

Ja se çfarë ëndërroj unë që do të tërhiqte pa fund turistë perëndimorë jo gjyhnaqarë shqiptarofolës zbritur pa një lek në xhep nga fshati i lindjes.

Udhëtim në det në territorin shqiptar.

Do e ndalja anijen në Butrint. Lëre se çfarë mrekullish do u tregoja.

Pastaj përsëri në anije e do të ndalesha te kështjella e Aliut në Tepelenë. Atje kore aktorësh do recitonin Bajronin etj.

Nëpër det përsëri do zbrisja në Vlorë, drejt e në Orikum ku do vizitoja bazën e Orikumit dhe do të tregoja pa fund historira nëpër shpella piratësh e gjetkë.

Po përpara nuk do lija pa shfrytëzuar gjiret e Jonit ku veç kashtoreve do na prisnin qingja të pjekur e verë në poçe si dikur Uliksi.

E më pas gara me kuaj në pishat e Divjakës.

Do zbrisja në Durrës ku do të shihja ndeshje gladiatorësh për bashkinë e Durrësit te arena e rrënoja klasike. Koncerte pa fund atje.

Drejt e në Laç ku pasi merrja autobusin do ngjitesha në Malin e Krujës ku do të rrëfeja Skënderbeun…

E pastaj në Lezhe ku do ngjitesha malit për në Bjeshkë…

Kjo tërheq si model, me qindra të punësuar, valutë pa fund, gjallërim i ekonomisë, imazh.

Pse o me plazhe pesëlekësha me bukë me vete te bagazhi i audit të vjedhur do bëjmë turizëm ne???

Pse o me urinim në rrënjët e Fikut të detit do bëjmë turizëm ne?

Pse o në plazhe pa drita e ujë do bëjmë turizëm ne?

Mblidheni mo mendjen! Edhe forcat!

Haut du formulaire

 

FraNko Saliasi Halli eshte se s’kane cfare mendje te mbledhin,edhe ato pak mend qe kishin i iken me vrullin e fushates. émoticône unsure

Anisa Ymeri Ne kete vend nuk ka nje cope leter te te tregoje se ku te mbytesh ne qytetet bregdetare dhe as per sitet arkeologjike gjetke neper Shqiperi. S’ka nje cop leter te te orientoje cfare te shohesh (se ka ca monumente per te pare), si arrihet tek monumentet…dhe keta dalin e flasin brockulla per turizmin kur edhe detin e kane qelbur se derdhin ujerat e zeza.

Suela Seferi I erdhi dhe vakti tani….corbe fare….60 eur nata me mik nga jugu…Shtet qe nuk ka bashkepunuar me biznesin e kesaj fushe vetem ketu ndodh….nga partner shteti kthehet armik i turizmit me politikat personale qe nderton.

Rita Ibrahimi Lifo “Ja the,por kujt ja the”or mik mendjendritur.10 si ju te ishin ne krye te shtetit,nuk do ishte kaq “LEMERI”ky vendi jone.”Me dhimbje,vella,me dhimbje”.

Arjan Cani Aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…. Ja Fuga im i verteeeeeeeete moreeeeeee more

Ferdin Liçaj I’a thè, po kujt i’a thè…biznesmeneve te gjirizeve ua thè; ata veç zgerdhihen me njeri tjetrin dhe vazhdojne aktrimet bajate, krejtesisht te dala boje, ne kazinone e tyre te perbashket…Mjere ne ku po na shpie ky tren i çmendur!

 

 Skica e tretë

Ç’e duam detin mo?

E shtrëngojmë mos na e marri greku.

Mirë mo mirë, po ne e mbajmë bosh mo. As naftë, as turizëm, as peshk, as gjë pe gjëje.

Thotë greku: O komshi, kot që kot e mban ma jep mua…

Drejt e ka kur e sheh që s’i duhet as dreqit.

I lind dëshira.

Se ne as nëndetëse nuk kemi që t’i nxirrnim njëherë andej e të kapnim peshk me to.

Më mirë t’ia jepnim me qira grekut, a turkut, a qipriotëve, a kalabrezëve, për 100 vjet e të merrnim interesa bankare a ku e di unë përqindje fitimi nga nafta sesa kështu…

Jemi bërë si ato plakat budallaqe që mbajnë në sepete pa përdorur jorganë e çarçafë të mirë, për ndonjë mik që e presin e që tashmë ka vdekur…

Pse e fusim detin në sepete mo???

Pse nuk e përdorim.

Kështu nuk na e ka marrë greku, na e kanë marrë peshqit mo émoticône smile

Pse me grekun inatosemi, me peshqit jo?

Haut du formulaire

 

Olger Thomaj hahahhahahahhah peshku grek hahahahahahahha

Ilir Kurti Ee mo ee

Vini Sejko hahahahahaha!

Darina Kokona Thjesht, qarte, sakte

M Shyri Tabacco ceshtja nuk qendron tek fqinjet me shume sesa tek politikat e “ndyra” te shtetit…

Reni Petritaj Profesor je i madh si gjithmon

Artan Fuga I madh sa deti që qendron kot émoticône smile

Arjan Cani Hahahahahahaha

Skender Mema Po prit nje here poletikanet do rregullojne lanen pastaj detin.

Mimoza Kristo Kushdo qe ta marri ne nuk fitojme gje.

Noto Daniele Edhe une jam dakord qe Shqiperine tja falim Amerikanve,se me kto politikane qe kemi asnjehere shqiperia nuk do behet shtet

Noto Daniele Ca na duhet deti kur nuk kemi mundesi ta shfrytezojme

Lux X Obscura Fuga Captain Obvious.
Voyeuristi më i shquar ndër miliona shqiptarë apatikë. Fejjjsbuku pastaj ia rafinon edhe më tepër “perlat”.

Arjol Mitri Nuk ia japim dot moooo,se na bie burrnia para kalimerove dhe kalisperove

Lamnica Alfat E vetmja zgjidhje e qeverise shqiptare ka ngele te legalizoje kanabisin qe populli tpunoje ne te kundert do shikohet e degjohet ajo ca se ka par historia tja kalojme dhe sirise me aplikime azili neper europe…

Drita Tico O je i madh.. Profesor.. Vertet ashtu eshte.. greku ja di mire vleren qe ka deti.. ne jemi cobener duam kopene.. shkopin ke dora.. dhe komande.. ai qe e ngre koken.. shkopin.. sepse deshira jone eshte.. Puno qorri.. dhe han horri

 

 Skica e katërt

Peshk-a-qenër

Po si është e mundur mo që nuk shohim me qindra e mijëra peshkatarë me varka, peshkarexha, anije të vogla në det duke gjuajtur peshk, e për përpunim peshku, ton, sardele, midhje?

Po ne kemi det, mo, komshinjtë tanë në Veri nuk kanë, na ka bekuar natyra, na ka avantazhuar natyra, ta mbysim Ballkanin me produkte peshku.

Ah, çfarë peshqish jemi… në vend të jemi delfinë, jemi peshk-a-qenër, krokodila, merlucë…!

Lërini mo mos vrisni mendjen për fushatat elektorale, por për fushatat e peshkimit…Të vret syrin deti bosh…

Papunësia e Durrësit, Kavajës, Shëngjinit, Sarandës, Vlorës do të binte me mijra.

Po ça bëni mo???Haut du formulaire

Vini Sejko E pra, se na cmendi monopoli dhe ne keto pune, peshku me 40 mije leke / kg i peshkut te eger, nja 10 a 15 keto te rezervatit qe na i ngec italiani! Qe ne duhet te kenaqeshim me peshk si vend bregdetar qe jemi.

Samir Perihana po ku te degjojne keta moo..?

Myfit Gjurgji Po une biznesmeni i partise, qe e sjell karkalecin nga Vietmami ku ta coj???!!!!

Vini Sejko Na ka bekuar dhe liqene e me lumenj, dhe me KORANIN, qe mbahet si nje specie aq e rralle qe rritet vetem ne ujin e liqenit tone, me vlera aq te medha ushqimore.

Artan Fuga Lëre koranin se do ta fusnim në kopësht zoologjik..

Vini Sejko émoticône grin

Artan Xhaja Korani nuk eshte si peshku i detin.. Ai eshte me sezone. Dhe me vjen mir qe       policia e ndaloi peshkimin e tij sepse po shkonte drejt zhdukjes. ne Pg

Ernest Poga Po ku te len kta mo te vjen policia pernjer duhen licenca taksa siguracione e lloj lloj budalliqesh. Vertet bie papunsia po me duket se nuk i ben pun ktyre qe na kan pushtuar kto 25 vjet.

Entela Toci Mire e the profesor po kujt ia the??!!?? Po pastaj me lloqe Kavaje kush do merret ne fushate?

Martin Golemi kush do i mbushe sheshet po vajten ne dët peshkataret?.

Petrit Rrapaj shqiptaret e kane punen ne shqiperi, por paaftesise se tyre per te gjetur veten ketu, ja veshin te gjithe shtetit duke nxjerre lloj – lloj justifikeimesh e ankesash dhe me kete mendje, i hyne evropes mbare, per te gjetur cdo gje gati. shqiperia eshte vend ne zhvillim dhe per kete duhet vrare mendja per te gjetur cdokush veten e vet me kete zhvillim. pune ka plot por per fat te keq, mendje ka pak.

Arjan Cani Hahahahahaaaaaaaaaaa

Skender Mema Po akoma nuk eshte kthyer nendecia 105 ne baze qe te filloi puna ne dete.

Gjergji Prifti E verteta eshte qe ne shqiptaret nuk kemi pasur mardhenie te mira me detin. Nuk di te kete ekzistuar ndonje periudhe ne historine tone qe shqiptaret te jene kthyer masivisht nga deti. Krahasuar me greket jemi ne kuptimin e vertete te fjales si nata me…Voir plus

Ledio Te Lutem Nuk ka peshk ky det o profesor se ne kete det lulezojne kerpudhat prej dinamiti. Bli nje peshk te eger (jo rezervati) ne nje dyqan peshku dhe do habitesh kur ta shohesh te nxire nga brenda

Bilbil Sula Sa me shume shtohen “peshk-a-qenet” aq me pak peshk ngelin ne qarkullim (disekuiliber).

Eduart Allushi Po si është ajo shprehja “puna është virtyti më i lartë i njeriut,mos u bëni egoistë,lëruani të tjerëve” dhe ja kemi lënë grekërve,italianëve,maqedonasve,kinezve,se nuk jemi egoistë…..

Hap Goje Mbylli Syte 1- nuk ka peshk nese perdoret dinamiti, korenti
2-nuk lejohet peshkimi masiv (me rrjet) neper lumenj me rrjeta, aq me keq ta helmosh.
3-nuk lejohet te peshkimi masiv brenda gjireve.
4- nuk lejohet peshkimi masiv, neper gryk derdhjet e lumenjve.
5-nuk lejohet peshkimi gjithe vitin.
Te gjitha me siper jane ne ligjin shqipetar

Umu Abdullah Ne pritje jemi,se mbase deti zemergjere do na afrohet bashke me produktet e tij,por nuk di,a do te kete dobi ATEHERE?

Bilbil Sula Ehee mo Profesor Fuga
Si e plase “bomben” me keto politikat e peshkimit.
Duke qene se femijerine time e kam kaluar prane nje lumi te vogel, ku sezonin e veres laheshim me bashkemoshataret dhe gjuanim peshk (kryesisht trofte) me dore neper guret e lumit (shpella), por me kalimin e viteve te demokracise peshqit ishin specie ne zhdukje. Kjo vinte si rezultati hedhjes tallashit te sharrave ne lum, dhe sipas kesaj rezultonte se talazhi i demtonte. Tallazhi shtohej cdo dite duke pakesuar pyjet, ku luanin nje rol te rendesishem te ekosistemit. Renia e shirave merrte me vete cdo gje qe dilte perpara, dhe po mos te ishe i kujdesshem mund te ndodhte qe brenda ore lumi mund te kthehej ne uragan duke dale nga shtrati. Por kjo historia e tallashit mbaroi shpejt duke u zevendesuar me perdorimin e klorit ne gjuetine e peshkut nga persona te papergjegjshem. Para dy vitesh shkoj per te vizituar lumin, cte shohesh, jo vetem qe nuk ekzistonte peshk (trofte) por dhe lumi kishte ndryshuar, dhe dukej sikur ishte ne krize.
Tani, peshkun (troften) e lumit natyral e shikoj ne enderr, se lokali turistik prane lumit e ka zevendesuar me peshk rezervati.

Bas du formulaire

Bas du formulaire

Bas du formulaire

Bas du formulaire

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here