Shkodran Mustafi: Dikur kam qenë i varfër

0
172

Shkodran MustafiKampioni i Botës, Shkodran Mustafi, ka zbuluar për mediat gjermane historinë e dhimbshme të tij. Mbrojtësi ka rrëfyer se para disa vitesh kishte problem financiare dhe në familje jetonin me një buxhet të varfër. “Nëse kthehemi pas në vite, mund të them se kemi pasur probleme të mëdha financiare. Kemi jetuar me një buxhet shumë të vogël”, tha Mustafi. Ai në verën e kaluar, pas shpalljes si kampion me Gjermaninë kaloi nga Sampdoria tek Valencia, por tha se pavarësisht se shkoi si kampion trajtimi nuk ishte i veçantë. I pyetur se a do të dëshironte një rikthim në Bundesligën gjermane, ai shtoi: “Nëse marrë një ofertë të mirë nga Bundeslia, do të rikthehesha, sepse do të doja të vija në Gjermani. Kam ende një kontratë me Valencian dhe do të shohim si do të shkojnë gjërat”, – u shpreh Mustafi.

 

Tifozi juventin tërbohet ndaj gazetarit spanjoll

Pas ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës në finale të Ligës së Kampionëve ka pasur pakënaqësi nga tifozët e Juventusit. Madje njëri prej tyre ka shkuar aq larg saqë ka debatuar mjaft ashpër me një gazetar spanjoll. Ai është përgjigjur mjaft ashpër duke thënë: “Rasti ndaj Pogbasë ishte penallti, ju na vodhët. Messi, Neymar dhe Suarez na vodhën. Më kupton”, tha ai duke debatuar me gazetarin spanjoll i cili mbeti i shokuar.

 

Futbollistët e Realit në reklamën e Niveas

Katër futbollistë të Real Madridit, janë përfshirë në reklamën e re të Niveas. Gareth Bale, Isco, Marcelo dhe Dani Carvajal, janë futbollistët e skuadrës mbretërore që shfaqën në reklamën e Niveas. Mesa duket yjet e galaktikëve janë më të suksesshëm jashtë fushave të lojës se sa brenda saj pasi këtë vit e mbyllin pa asnjë trofe të fituar.

 

Arrestohet nëna e Ronaldos

Nëna e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro, ka pasur probleme me ligjin në Spanjë për shkak të shumës së lartë të parave që ka pasur me vete. “Europa Press” shkruan se Dolores ka tentuar që të udhëtojë nga Madridi në Portugali me 55 mijë euro me vete, ndërsa shume e lejuar është vetëm 10 mijë euro. 10 i janë lëshuar, ndërsa 45 mijë të tjera jo, të cilat i ka marrë vetëm pasi ka paguar taksën e kërkuar nga ligji spanjoll.

 

Hamilton në dyshime për Kendall

Pak ditë më parë e cilësoi Kendall Jenner jo vetëm të bukur por edhe mjaft të zgjuar, e ndërsa tashmë Lewis Hamilton ka ndryshuar mendim për të. Sipas tij, mes tyre nuk mund të ketë një romancë, duke e cilësuar si jo të duhurën për të. Lewis Hamilton është i shqetësuar pasi mendon se nuk është mashkulli i duhur për Kendall Jenner. “Mendoj se Lewis është i shqetësuar pasi mendon se nuk është mashkulli i duhur për Kendall dhe se karriera e tij mund të ndikojë në karrierën e saj të modelingut”, – ka raportuar një burim për revistën “Heat”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here