Turi i pritshëm ballkanik i Merkelit, përkrahje dhe tërheqje veshi

0
145

Bundeskanzlerin Angela MerkelKancelarja gjermane Angela Merkel pritet  që në muajin korrik të vizitojë disa vende ballkanike, me synim përmbushjen e zotimit të marrë në vitin 2012, për t’i ardhur në ndihmë vendeve te Ballkanit për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Ivan Vejvoda nga “Fondi Marshall”, thotë se rajoni ballkanik mbetet çështja e fundit e papërfunduar e BE-së. Sipas tij, në korrik do të jenë dy ngjarje të rëndësishme: vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Beograd, më 8 dhe 9 korrik , dhe përkujtimi i  20-vjetorit të krimeve serbe në Srebrenicë të Bosnje-Hercegovinës.

Më pas, Zonja e hekurt e Europës do të vizitojë Sarajevën dhe Tiranën, ku kryeministrit Edi Rama do t’i kërkohet të ulë tonet e retorikës nacionaliste, ndërsa Serbisë do t’i kërkohet që gjatë rrugëtimit drejt BE-së të bashkëpunojë edhe me NATO-n, ndërsa kufijtë e saj do të jenë me Luginën e Preshevës, Sanxhakun e Vojvodinën, por pa Kosovën. Serbia duhet të marrë pjesë në mënyrë aktive në luftën globale kundër terrorizmit, ndërsa Rusia të ketë ndikim minimal në politikën serbe.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here