Në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, Skandal/ Një person “fiton” të gjitha vendet e punës të lira

0
254

Në Ministrinë e Mirëqenies SocialeNga një vëzhgim i gazetës te punësimet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale kandidati E. M. është kualifikuar për të zhvilluar katër intervista pune

Ministria e Mirëqenies Sociale ka shpallur vendet e lira të punës për katër pozicione të lira, duke publikuar të gjitha njoftimet siç i parashikon ligji për nëpunësin civile. Por ajo që bie në sy është se i njëjti person është kualifikuar në të gjitha pozicionet e lira të punës. Nga një vëzhgim te punësimet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale kandidati E. M. është kualifikuar për të zhvilluar katër intervista pune me gojë, duke skualifikuar të gjithë kandidatët e tjerë.

 

Punësimi

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.3.2015, të Këshillit të Ministrave: Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin: 1 Specialist në Drejtorinë e Legjislacionit dhe Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kategoria IV-a;

 

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është: Endri Mullai.

Intervista e strukturuar me gojë u zhvillua në datën 9.6.2015, ora 09:00 në ambientet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin: 1 Specialist në Sektorin e Asistencës Juridike, në Drejtorinë Juridike, në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, kategoria IV-a.

 

 Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është: Endri Mullai

Intervista e strukturuar me gojë u zhvillua në datën 9.6.2015, ora 11:00 në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institutin e Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin: 1 Specialist në Sektorin e Ligjshmërisë dhe Statusit, në Institutin e Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë, kategoria IV-b;

 

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është: Endri Mullai

Intervista e strukturuar me gojë u zhvillua në datën 9.6.2015, ora 13:00 në ambientet e Institutit të Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë. Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin: 1) Specialist në Sektorin e Mbrojtjes dhe Monitorimit, në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, kategoria IV-a.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është: Endri Mullai

 

Komisioni/ Universitetet private marrin lekë kur kthehen në jofitimprurëse

Përfaqësuesit e universiteteve private kanë pranuar projektligjin e ri të arsimit të lartë, i cili u jep mundësi që pas tre vitesh, nëse marrin statusin e institucioneve të pavarura jo fitimprurëse, të përfitojnë fonde publike. Deputetja Mimoza Hafizi, tha se Shqipëria përmes këtij procesi futet në një rrugë eksperimentale. “Sa pozitiv do të ishte për Shqipërinë ky kalim dhe ne sigurisht që nuk do të dëshironim që Shqipëria të ishte vendi eksperimental i këtij modeli. Prandaj do të kisha dashur që dikush tjetër ta kishte eksperimentuar në Europë këtë lloj kalimi”, – tha Mimoza Hafizi, deputete e PS-së. “Kjo rregullohet pas tre viteve, nëse ne do të kthehemi në IALPD, mesa di unë do të dalë VKM pastaj, kur universitetet private e kërkojnë vetë. Unë nuk besoj se është eksperiment, ne duhet të përqafojmë modelet e suksesshme. Vërtetë zgjeron autonominë dhe vendos universitetin në një pozicion krejt të ri në shoqëri”, thotë Tonin Gjuraj, Universiteti Europian. “Nëse ne do të krijojmë ato struktura që parashikon ligji kam bindjen se do të ketë një perspektivë, unë personalisht”, thotë Maringel Spiro nga universiteti “Marin Barletin. Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit Plarent Ndreca tha se nga fondet publike mund të përfitojnë vetëm institucionet të cilat rezultojnë jo fitimprurëse. “Dhe mbas marrjes së licencës, krijimit të institucionit publik të pavarur në këtë moment është vënë në një garë dhe me institucione të tjera publike, por që në fakt janë shtetërore, që mund të jenë kthyer dhe ato në IALPP për të përfituar fonde nga buxheti i shtetit”, thotë Plarent Ndreca, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Arsimit. “IAL private marrin vetëm bursa dhe tek ky 1 milionëshi i kërkimit, se pas tre vjetëve nëse ne do e kemi këtë status të ri, do të aplikojmë për fonde publike”, u shpreh Tonin Gjuraj. Kapitulli 12 është kundërshtuar fort nga universiteti i Tiranës, i cili është shprehur se nenet e tij janë antikushtetuese. Kryetari i komisionit të medias dhe arsimit Genc Pollo ka kërkuar që komisioni të informohet për vendet që e kanë aplikuar këtë formë, dhe që janë të ngjashme me Shqipërinë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here