Miqësorja/ Lila: Sfida me Francën, qershia mbi tortë

0
157

 

Andi Lila dhe Sokol CikalleshiMbrojtësi i kombëtares dhe sulmuesi kavajas janë shprehur për sfidën me Francën, duke thënë se është një ndeshje që duhet vlerësuar në maksimum për ndeshjen ndaj Danimarkës

Andi Lila dhe Sokol Cikalleshi ishin dy futbollistët e parë të cilët dolën në konferencë për shtyp në prag të miqësores me Francën. Dy futbollistë të cilët nuk kanë rezultuar të rëndësishëm vetëm për Kombëtaren gjatë këtyre eliminatoreve por edhe me ekipet ku luajnë. Lila dhe Cikalleshi janë në sinkron me fjalët e trajnerit De Biasi në konferencën e një dite më parë, duke vlerësuar në maksimum këtë miqësore si një test shumë të rëndësishëm. “Ndeshja me Francën është si qershia mbi tortë e një sezoni të gjatë. Është ndeshje me një ekip cilësor dhe është një ndeshje e veçantë për t’u shijuar dhe për t’u kënaqur është shprehur Lila. Ndërsa Cikalleshi është shprehur se do ta vlerësojnë skemën me seriozitet. “Ne nuk kemi miqësore. Vlerësojmë çdo ndeshje në maksimum. Po përgatitemi më së miri pasi është e rëndësishme për fatet drejt Francë 2016”. Sfida ndaj Francës pritet të jetë një barometër për Shqipërinë në prag të sfidave të shtatorit ndaj Portugalisë dhe Danimarkës. Por përpara kësaj miqësoreje është një vendim që të gjithë e presin me padurim, pasi Gjykata Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të japë përgjigjen përfundimtare për çka ndodhi në Beograd më 14 Tetor. Andi Lila beson tek drejtësia si dhe bën një analizë të pjesës së dytë të sezonit që do të nisë në Shtator për kuqezinjtë. “Është një vendim që e presim me padurim por nuk ndikon tek paraqitja në fushë. Por nëse 3 pikët do të jenë në favorin tonë do të jetë një mrekulli për të gjithë shqiptarët. Në të shkuarën kemi parë që një gol ka bërë diferencën dhe sigurisht që tre pikë janë shumë. Për pjesën e dytë nuk kemi ndeshje të lehta”. Sokol Cikalleshi po kalon një moment të mirë dhe në ndeshjet e fundit me Kombëtaren është konsideruar i pafat duke goditur disa herë shtyllën. Sulmuesi tregohet altruist, duke preferuar më shumë fitoren e skuadrës sesa lavdinë personale. “Preferoj që të fitojë skuadra, por nëse shënoj unë atëherë do të ishte diçka e mirë”. Emri i dy futbollistëve kavajas ka qenë i lakuar në këtë periudhë merkato. Lila sqaron situatën e tij tek Parma ndërsa Cikalleshi tregon detajet e transferimit tek Instambul Basaksehir në ligën turke. “Kam një kontratë 3 vjet e gjysmë me Parmën. Shpresoj që të qëndroj në Itali tek Parma ose edhe në një skuadër tjetër. Kam rënë parimisht dakord me Instambul për 4 vite, por për shkak të impenjimit me Kombëtaren nuk kam shkuar të firmos. Pas ndeshjes me Francën do të hedh firmën dhe shpresoj që në të ardhmen të bëj një tjetër hap cilësor”.

 

 

Krujf: Bufon e meriton më shumë Topin e Artë

Legjenda e futbollit, Johan Krujf, ka thënë se portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, e meriton më shumë Topin e Artë 2015 se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi. Krujf, i cili në karrierën e tij e ka fituar tre herë këtë çmim, beson se portieri italian ka pasur një vit më konsistent, edhe pse humbi nga Barcelona e Messit në finale të Ligës së Kampionëve. “Messi po luan shumë mirë, por për ta fituar Topin e Artë llogaritet i tërë viti dhe Buffon padyshim se është në garë për ta fituar këtë çmim në vitin 2015”, – ka thënë fillimisht 68-vjeçari për Tuttosport. “Ai ka qenë një portier i madh për disa vite me radhë deri tani. Por, Juventusi ka shumë lojtarë të mëdhenj. Unë gjithashtu po mendoj për Pirlon, Vidalin, Pogban dhe Moratan. Veçanërisht e vlerësoj organizimin e klubit”. “Zëvendësimi i Pirlos do të jetë i vështirë, sepse loja e tij është unike. Ata duhet të gjejnë dikë krejtësisht të njëjtë. Toni Kroos është i mahnitshëm në atë pozitë, por ai i përket Real Madridit. Nëse ata nuk mund të gjejnë një zëvendësim direkt, ata duhet ta ndryshojnë stilin e tyre. Gjëja kryesore është të mos shikojnë prapa”, – ka shtuar ai.

 

Meha nënshkruan me Konyasporin

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Alban Meha, është larguar nga skuadra gjermane Paderborn dhe ka kaluar në futbollin turk. Ai ka arritur marrëveshje me skuadrën turke, Konyaspor, ndërsa gjatë ditës së martë i ka kryer me sukses edhe testet mjekësore. Meha vendosi që të bëhej pjesë e skuadrës turke, sepse në fillim të këtij muaji ai paralajmëroi largimin, pasi refuzoi që të vazhdonte kontratën me Paderbornin. Kjo e fundit ka rënë në Bundesliga 2 dhe dëshira e shqiptarit ishte që të largohej nga kjo skuadër.

 

Enrike rinvon me Barcelonën

Luis Enrike ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën, e cila do ta mbajë në “Camp Nou” edhe për dy vite të tjera. Strategu spanjoll mori drejtimin e Blaugranëve në fillim të sezonin që lamë pas dhe arriti sukses të jashtëzakonshëm duke fituar tripletën. Qëndrimi i tij në “Camp Nou” ishte kritikuar në pjesën e parë të sezonit, mirëpo me kalimin e javëve, ai i bindi krerët e klubit për cilësitë taktike të tij. Dhe tashmë ata e kanë shpërblyer me një kontratë të re që do ta mbajë atë te klubi deri në verën e vitit 2017, natyrisht se edhe kushtet financiare kanë ndryshuar.

 

Khedira nënshkruan me Juventusin

Sami Khedira është zyrtarisht futbollist i Juventusit. Pas plot pesë sezonesh në Spanjë me Realin e Madridit mesfushori transferohet kështu në radhët e kampionëve të Italisë, me të cilët firmosi një kontratë 4-vjeçare, që e lidh 28-vjeçarin gjerman me klubin bardhezi deri më 30 qershorin e vitit 2019. Blerja e Khedira-s u shpall nga vetë drejtuesit e Juventusit, të cilët në një komunikatë në adresën zyrtare të klubit e përshkruajnë futbollistin më të ri të tyre si një ndër interpretuesit më të kompletuar të rolit të mesfushorit, te i cili ndërthuren më së miri forca fizike, gjendja e mirë atletike, vizioni i lojës, teknika e shkëlqyer, aftësia për të bllokuar kundërshtarët si dhe forca goditëse në gjuajtjet nga distanca. Khedira vjen nga një sezon i komplikuar me Realin, fillimisht për shkak të një dëmtimi dhe më pas për arsyen se nuk dëshironte të rinovonte kontratën e tij me klubin “merengues”, e për rrjedhojë mesfushori gjerman koleksionoi vetëm 17 ndeshje zyrtare duke përfunduar shpesh herë në tribunë. Komunikata e klubit vazhdon duke shtuar se në dispozicion të Allegrit do të vihet një lojtar plot karakter dhe klas, me shumë eksperiencë ndërkombëtare, gati për të pasuruar akoma më tepër një ndër repartet e mesit të fushës më të fortë dhe më të kompletuar në botë. Sami Khedira konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë në rolin e tij dhe karriera e tij e deritanishme është tepër e pasur. Fillimisht mesfushori fitoi titullin e Bundesliga-s me ekipin e qytetit të tij të lindjes në vitin 2007, skuadër ku qëndroi për katër sezone. Khedira i shtoi koleksionit të tij gjithashtu edhe një Champions League, një Kupë Bote për Klube, Superkupën e Evropës, Superkupën e Spanjës, 2 Kupa Mbreti si dhe një titull kampion në Primera Division me Realin e Madridit. Si kapiten i 21-vjecarëve fitoi trofeun nën urdhrat e trajnerit Horst Hrubesch ndërsa verën e kaluar numri 6 i përfaqësueses gjermane fitoi Kupën e Botës në Brazil, ndonëse mungoi në takimin final për arsye dëmtimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here