Maqedonia/ Katër kryetarë partish në Berlaymont të Brukselit

0
128

Bruksel BerlaymontKryetarët e katër partive kryesore politike në Maqedoni, Nikolla Gruevski (VMRO-DPMNE), Ali Ahmeti (BDI), Zoran Zaev (LSDM) dhe Menduh Taçi (PDSH), do të takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e komisionerit Johannes Hahn, me qëllim dhënien fund të krizës politike në vend.

Sipas korrespondentit të MIA-s nga Brukseli, burime të larta nga KE-ja bënë me dije se në takimin e sotëm që do të mbahet në sallën e konferencave në ndërtesën “Berlemont” të KE-së në Bruksel, është konfirmuar prania e katërshes politike të Maqedonisë, ndërsa nga ana e BE-së, krahas komisarit Hahn, pritet të marrë pjesë raportuesi për Maqedoninë nga Parlamenti Evropian, Ivo Vajgel.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here