“KZLNDQ” : Fushata parazgjedhore përgjithësisht e qetë dhe e rregullt

0
124

AAAAAAKQZLNDQ-300x225*Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ) e vlerëson fushatën parazgjedhore si “përgjithësisht e Qetë dhe e Rregullt”.

Në një njoftim  për shtyp të lëshuar sot, ”KZLNDQ” paraqiti raportin  e ndërmjetëm në lidhje me zgjedhjet lokale të 21 QERSHOR 2015. Ky raport përmban analizën dyjavore të të dhënave të mbledhura nga 90 vëzhguesit e tij  afatgjatë e të stacionuar pranë 90 zonave të administrimit zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Vëzhguesit e paanshëm e të trainuar të “KZLNDQ”- së vëzhguan në bazë të një pyetësori të detajuar dhe dhanë informacione të rëndësishme për periudhën dy javore, që nga fillimi zyrtar i fushatës elektorale, më 22 Maj 2015.

*Bashkëngjitur keni të dhënat bazë të raportimeve të kryera nga informacionet e siguruara prej vëzhguesve të KZLNDQ, në lidhje me ecurinë e procesit parazgjedhor.

 

Administrata Zgjedhore (KZAZ-të e KQV-të)

 

  • Njëmbëdhjetë nga nëntëdhjetë (90) Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) janë vendosur në objekte që përdoren nga administrata publike, dhe jo në institucionet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor si janë ato të kujdesit shëndetësor, arsimor dhe ato kulturore.
  • Pothuaj të gjithë komisionerët janë punonjës me kohë të plotë, gjë e cila i pengon që t’i dedikojnë kohë të mjaftueshme funksionimit dhe detyrave që kanë si anëtarë të KZAZ-ve. Kjo sjell vonesa në pothuaj të gjitha veprimet e KZAZ-ve.
  • Në njëzet e pesë (25) KZAZ është praktikë e zakonshme që mbledhjet dhe për rrjedhojë vendimet të merren me telefonata midis anëtarëve të KZAZ-ve apo mbledhjet të mbahen në mjedise jashtë zyrës së KZAZ-së.
  • Megjithëse Kodi Elektoral përcakton që mledhjet e KZAZ të jenë publike, në shumicën e rasteve komisionerët nuk lejuan pjesëmarrjen e personave të tjerë në takime, përfshirë vëzhguesit afatgjatë të KZLNDQ-së, pa paraqitur akreditimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
  • Komisionerët të cilët janë propozuar nga partite e ndryshme politike, zëvendësohen shpesh. KZLNDQ shpreh shqetësimin se zëvendësimi i shpeshtë sjell një numër të konsiderueshëm komisionerësh pa trajnimin e nevojshëm, referuar datës 4 qershor kur KQZ ka marrë kërkesë për të ndryshuar komisionerët, edhe pse trajnimi i fundit u krye në datën 3 qershor.
  • Tridhjetë nga nëntëdhjetë (90) KZAZ kanë problem me furnizimin me bazë materiale sic janë formularët e nevojshëm për punën e tyre, letra, bojë printer, naftë, telefon etj.
  • 26 KZAZ nuk kanë marrë akoma buxhetin e nevojshëm për të mbuluar kostot e aktiviteteve të tyre.
  • Në total rreth gjysma e KZAZ-ve, 46 prej tyre, kanë të paktën një mungesë në lidhje me bazën materiale, buxhetet ose trajnimin e duhur për komisionerët, kjo më sipër e deklaruar nga vetë komisionerët.
  • Në shumicën e rasteve të sipërpërmendura komisionerët përpiqen ti mbulojnë mangësitë në bazën materiale dhe në buxhete nga shpenzimet e tyre personale
  • Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD) kanë përmbushur kërkesën e Kodit Elektoral në lidhje me përfaqësimin gjinor në komisionet zonale zgjedhore administrative me rreth 30% gra komisionere.
  • Në pozicione drejtuese, kemi vetëm 14 gra si kryetare të emëruara, 19 zëvendës kryetare dhe si dhe 22 sekretare.
  • Në 36 KZAZ, u shkel afati i fundit 01.06.2015 për krijimin e komisioneve të votimit. Disa arsye për këtë janë që në njëzet e tetë (28) KZAZ, subjektet elektorale vonuan dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për komisionerë të qendrave të votimit. Gjithashtu kishte vonesa në dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, apo në zëvendësimin e kandidatëve për komisionerë që u vlerësua që nuk përmbushnin kriteret.
  • Afati për krijimin e komisioneve të qendrave të votimit u shkel në njëmbëdhjetë (11) KZAZ për shkak të problemeve me adresat e qendrave të votimit.

   

Fushata Zgjedhore

 

  • Në bazë të Kodit Elektoral fushata zgjedhore duhet të fillonte më 22 May 2015. Vëzhguesit e KZLNDQ kanë vënë në dukje se PS, PD dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e shkelën këtë kërkesë, pasi e filluan fushatën përpara datës së caktuar, duke zhvilluar ture elektorale të liderve të partive në qytetet kryesore;
  • Vëzhguesit e KZLNDQ vërejnë që fushata deri tani është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt;
  • Një tjetër karakteristikë e fushatës është që premtimet e partive politike i korrespondojnë më shumë zgjedhjeve parlamentare se sa atyre lokale duke u përqëndruar në premtime në nivel të politikave qendrore.
  • Kjo fushatë është fokusuar më shumë tek kandidatët për kryetarë dhe duket se janë harruar që në këto zgjedhje qytetarët votojnë, gjithashtu, edhe për këshillin e bashkisë, dmth parlamentet lokale ku merren të gjitha vendimet e rëndësishme për zhvillimin e bashkisë dhe ku miratohen politika, programet e zhvillimit dhe buxhetet. Qytetarët, kanë fare pak informacion se kush janë kandidatët për këshilla bashkiakë,  cilat janë CV-të e tyre dhe cfarë kontributi kanë dhënë për komunitetin e tyre.
  • Gjatë këtyre zgjedhjeve, i është kushtuar kujdes i pamjaftueshëm komunitetit Rom dhe Egjyptian. Mungesa e regjistrimit në zyrat e gjendjes civile i privon ata nga e drejta e votës. Gjithashtu vezhguesit tanë raportojnë se nuk ka patur ndonjë aktivitet zgjedhor nga kandidatët për kryetar në zonat ku banon ky komunitet;
  • Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, ka një rritje në përdorimin e medias sociale dhe  faqet e internetit nga kandidatët dhe partitë e tyre;
  • Vëzhguesit e KZLNDQ raportojnë një numër të vogël rastesh ku partitë politike akuzohen të kenë ushtruar presion mbi administratën publike në nivel qëndror dhe atë vendor, për t’u bërë pjesë e aktiviteve të fushatës zgjedhore.

 

Institucionet Publike dhe Përdorimi i Burimeve Publike në Fushatën Parazgjedhore

 

  • Vëzhguesit KZLNDQ-së pohojnë se ka disa raste të vërejtura nga partitë politike duke bërë presion mbi administratën, qendrore ose vendore, për t’u bërë pjesë e aktiviteteve elektorale gjatë fushatës zgjedhore.
  • Vëzhguesit e KZLDQ marrë informacion nga bashkëbiseduesit në rreth pesë raste të supozuara të presionit mbi stafin e administratës publike, studentët ose të punësuarit të kompanive shtetërore që të marrin pjesë në mitingje dhe aktivitetet zgjedhore.
  • Në rreth dhjetë[1] raste punonjësit e administratës publike qendrore apo vendore dhe agjencitë kanë mbështetur kandidatët / e partive politike gjatë orarit të punës, e cila CFFESD gjen lidhje.
  • Për më tepër, vëzhguesi ynë në KZAZ nr. 67 (Pogradec) ka parë punonjësit e institucioneve shtetërore duke e lënë punën në institucionet vendore gjatë orarit zyrtar dhe i janë drejtuar zyrave elektorale të partive politike.

*KZLNDQ pret nga Prokuroria të përfundojë sa më shpejt hetimet që kanë të bëjnë me rastet e transferimit të votuesve në Durrës dhe Kavajë. Nëse kjo provohet të jetë e vërtetë do ta rrezikonte seriozisht kredibilitetin e procesit zgjedhor në Shqipëri. KZLNDQ i bën thirrje Prokurorisë të hetojë rastet e përmendura më sipër dhe të ndëshkojë ata që kanë abuzuar.

[1] KZAZ nr. 36 Tirane, njesia bashkiake 6, 39 (Tirane njesia bashkiake nr.9), 44 (Peqin), 62 ( Ura Vajgurore), 63 (Kucove), 67 (Pogradec), 81 (Vlore), 82 (Vlore), 83 (Vlore), 84 (Vlore).

* * *

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qendrueshme(KZLNDQ) është një koalicion i pavarur, jopartiak, i krijuar me qëllim nxitjen e pjesmarrjes së qytetarëve në votime dhe vëzhgimin e proceseve zgjedhore. KZLNDQ, bazuar në të dhënat e datës 6 qershor 2015, përbëhet nga 30 organizata parnere dhe nga qindra vullnetarë në të gjithë Shqipërinë.

 Projekti i KZLNDQ-së për vëzhgimin e zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015 mbështetet nga Assist Impact nëpërmjet fondeve të USAID-it. Në procesin e vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale në Shqipëri 2015, KZLNDQ po asistohet teknikisht nga Instituti Demokratik Amerikan, NDI. 

Për më shumë informacion, ju lutemi të shihni portalin online www.kzln.org.al ose të kontaktoni:

 Mirela Arqimandriti, drejtuese e skuadrës së vëzhgimit të zgjedhjeve.

Erjona Mulellari, drejtore ekzekutive.

Dhimitër Gjodede, koordinator i vëzhguesve afatgjatë

Email: kzln@kzln.org.al Cel: 00355 68 20 59 301 ; 0684046770

Facebook: Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme

Twitter: KZLN_CFFE_Albania

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here