Financimet e pista, Bojaxhiu i bën Velisë inventarin e fushatës. Deri tani 2 milionë euro, 50 mijë në ditë

0
166

bojaxhiKriminalizimi, korrupsioni dhe keqqeverisja e kanë zanafillën te financimi i partive politike. Janë akuza të drejtpërdrejta të thëna nga kandidati i pavarur për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Gjergj Bojaxhiu. Deklarata e zotit Bojaxhiu e nxjerr cullak beniaminin e së majtës. Ai e zhvesh nga deklaratat dhe përbetimet e përditshme për dhembshuri, humanizëm dhe përkushtim ndaj shtresave në nevojë që zoti Veliaj bën para kamerave në takimet e tij elektorale.

Gjergj Bojaxhi u shpreh për koston e një fushate elektorale që kapërcen 2 milionë euro nga kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, zoti Erion Veliaj.

“Ajo (fushata) është shndërruar në një aksion masiv propagande miliona eurosh. Televizionet po bombardohen me reklama, kostoja e të cilave është marramendëse; qyteti është i mbuluar në postera, flamuj dhe materiale propagandistike; zyrat elektorale kanë mbirë ngado dhe janë sot më të shumta se dyqanet e bukës”, – tha Bojaxhi.

Për më tepër lexoni nesër në gazetën “Standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here