“Dueli i heshtur” i PD-së!

0
107

Nga Nebil Çika

Nebil ÇikaEdhe pse nga jashtë situata duket e qetë kualiteti midis ish-liderit dhe liderit aktual në PD duket se po merr formë. Z. Berisha foli për herë të parë publikisht për opozitën e pasardhësit z. Basha duke bërë një distancim të qartë me të. Ai e quajti opozitën e Bashës “të personalizuar dhe ndryshe nga e tij” duke lënë të nënkuptohet se e gjithë përgjegjësia politike e këtyre zgjedhjeve do të jetë e gjitha e pasardhësit. Ky realitet që Berisha zbuloi me kujdes para publikut është edhe më i qartë në ambientet dhe strukturat e PD-së. Në fakt ka një dualitet të dukshëm brenda PD-së për lidershipin midis Bashës dhe Berishës që sa vete e theksohet duke u bërë më i qartë në momente kulmore politike të një partie siç janë zgjedhjet brenda sajë. Për mënyrën hermetike se si mu përcaktuan kandidaturat e PD ne zgjedhjet lokale në ambientet dhe strukturat demokrate është shkaktuar shume pakënaqësi. Nje pjese e mire e kandidaturave të “djegura” nga Basha i mbështeten tek Berisha dhe përkrahja e tij ambiciet politike gjë qe u ka krijuar atyre idenë se janë jashtë garës edhe për shkak te kësaj strategjie politike ne garën brenda PD-se. Por ka edhe shumë nga “të djegurit” që nuk janë mbështetur tek Berisha, por tek fjala e Bashës, të cilit ndihen e shprehen të zhgënjyer prej tij. Kjo ka krijuar një situatë të paparë me parë në PD. Mund të thuhet se të gjitha palët presin rezulton e zgjedhjeve, njëra palë fitoren tjetra humbjen për të realizuar planet e tyre politike.

Berisha ka të drejtë kur thotë se z. Basha bën një opozitë të personalizuar por nuk ka plotësisht të drejtë kur thotë se është ndryshe nga e tij. Ashtu si Berisha, z. Basha ka anashkaluar e shpeshherë edhe injoruar strukturat e partisë në përzgjedhjet e tij. Opozita dhe fushat e tij administrohet nga një rreth i ngushtë e i afërt me të të përzgjedhur personalisht prej tij duke krijuar një lloj misteri e mungese transparence në radhët e strukturave politike të PD-së. Askush prej kandidaturave “të djegura” shpeshherë personalitete qendrore e lokale nuk ka sot një shpjegim zyrtar nga lidershipi për arsyet e mospërzgjedhjes, gjë që ka ngjallur pështjellim dhe sidomos pasiguri për karrierat politike në partinë e drejtuar nga Basha. Kjo e ka dobësuar disi besimin tek lidershipi aktual, ndërkohë që ka rikthyer vëmendjen tek ish-lideri, i cili foli sot pikërisht në linjën që presin e shpresojnë ata. Ka të tjerë që të dëshpëruar mendojnë e shpresojnë si zgjidhje, teorikisht, më pak të mundshmen, rikthimin e Berishës. Duhet thënë se lideri historik ka ende një përkrahje të fortë në bazën e PD-se dhe momente tronditëse si pakënaqësitë e zgjedhjeve e theksojnë edhe më shumë atë.

Ne te kundërt z. Basha nuk mundi ta mbledhë apo ta mbajë të bashkuar partine dhe për këtë është shkak politika e personalizuar dhe tmerrësisht hermetike tij. Lidershipi duket i izoluar apo vete izoluar. Askush në PD e struktura nuk është ne gjendje te jap një përgjigje, jo vetëm medieve, për atë që ndodh në PD. Kemi parë përfaqësues deri të niveleve të larta që dalin e lexojnë deklarata të përgatitura, shpeshherë pa kuptim, pa guxuar të thonë qoftë edhe një fjalë më tepër. Kjo në fakt ishte një praktikë e trashëguar nga Berisha, por e aplikuar keq dhe veçanërisht ngurte nga lidershipi i ri. Ndryshe nga Berisha rrethi i afërt i Bashës përbëhet kryesisht nga njerëz të rinj në PD pa lidhje të forta me strukturat e shpeshherë anonimë për publikun. Askush nuk e di me ke këshillohet kryetari për vendimet ndërkohë qe këshilltarët dhe përfaqësuesit publikë e mediatikë të tij janë shpeshherë njerëz te diskredituar nga vete PD-ja për arsye nga me te ndryshme. Njerëzit e Berishës, nëse do t’i konsiderojmë kështu, ish drejtuesit e PD dhe qeverise para 2013, shfaqen te ftohte e te largët me lidershipin e ri. Përveç z. Pollo, dikur kundërshtar i z. Berisha, dhe njerëzve te ish-partisë se tij PDR te shkrire ne PD qe haptas janë të identifikuar afër z. Basha dhe drejtimit te PD mund te thuhet se te tjerët janë ende faktor politik. Mund te jete edhe zgjedhje e tyre te mos përplasen me qeverinë, për te ruajtur pasuritë apo karrierat politike por gjithsesi nuk mund te llogariten ne listën e atyre që ja dëshirojnë suksesin Bashës ne PD. E vetmja përparësi e z. Basha ndaj paraardhësit te tij është përzgjedhja e disa kandidaturave te spikatura te cilat e kane futur PD-ne ne gare ne disa zona me rëndësi politike e elektorale si Tirana, Durrësi, Fieri etj. Fushata dhe fitorja e mundshme në këto bashki ashtu si dhe Basha mund te vije e personalizuar dhe me kontribute partiake lokale. Nuk mund te thuhet se PD nga qendra ka ndonjë mundësi apo edhe vullnet ti ndihmojë ata ndërkohë qe shume drejtues lokale i kane pelene apo injoruar te dërguarit nga Tirana të Bashës pasi ose nuk u hynë në punë, ose ua prishin atë.

Me pak fjalë, zgjedhjet dhe fushata kanë nxjerrë në pah kualitetin në PD midis liderit historik dhe liderit aktual që nga një ide apo nostalgji po kthehet në një realitet sidomos për ata që ndihen të pakënaqur apo mosbesues me lidershipin e PD-së. Protagonizmi i Berishës me apo pa dashje e stimulon fort këtë dualitet që deri tani ka edhe efekte pozitive atë të mbajtjes ende kompakte të PD-së gjë që nuk besoj se ka gjasa të zgjasë shumë sidomos nëse rezultati i zgjedhjeve nuk do të jetë optimist. Ka edhe “radikalë” që mendojnë se një humbje drastike do të mundësonte një riformatim politik të partisë që duhet thënë se përveç lidershipit ndryshe, ndryshon shumë pak nga ajo e Berishës. Kjo gjë më duket e pamundur edhe për shkak ndihmës që i jep qeveria me keqqeverisjen e saj. Kjo që thamë është ajo që ndodh sot në PD. Për të dalë në një konkluzion më të qarte e të saktë për fituesin e këtij dueli të heshtur duhet pritur përfundimi i zgjedhjeve dhe veçanërisht menaxhimi dhe përdorimi i rezultatit nga palët në lojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here