Bie marrëveshja e dekriminalizimit. Gjykata pushon çështjen e dhunës ndaj opozitës në Kuvend

0
128

strazimiriDekriminalizimi i politikës vdiq! Tubat e oksigjenit i hoqi Gjykata e Lartë e cila shpalli të pafajshëm dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët i dhanë një ‘mësim të mirë’ kolegut të tyre të opozitës.

Në një ngjarje ku u përfshinë disa ligjvënës ku deputetët e majtë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu goditën para kamerave kolegun e tyre Genti Strazimiri, Gjykata e pa të arsyeshme në mënyrë proceduriale t’i shpallë të pafajshëm agresorët. Ngjarja për të cilën opozita u largua për 6 muaj nga parlamenti dhe u rikthye me ndërmjetësimin ndërkombëtar duke firmosur dhe një marrëveshje me shumicën parlamentare duket se u kthye në pikën zero nga ky vendim i paprecedent.

Gjakrat janë nxehur dhe Partia Demokratike reagoi sot duke e sulmuar hapur vendimin e shkallës më të lartë të gjyqësorit në Shqipëri. ‘Thonë se në shtëpinë e të varurit nuk duhet të përmendet litari”.

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here