Vjetërsia dhe vitet/ Kush merr pension si ish-ushtarak, ligji i plotë

0
585

Kush merr pension si ish-ushtarak“Paga referuese përbëhet nga paga bazë mujore për gradë, sipas viteve të shërbimit dhe shtesat mbi pagë ose nga paga bazë mujore për funksion dhe shtesat”

Në një kohë që ish-ushtarakët kërkojnë rillogaritjen me një formulë të re, qeveria duket e vendosur të mos dëgjojë kërkesën e tyre dhe të llogarisë pensionin në bazë të ligjit të 2009-ës. Kryeministri Edi Rama në fushatën zgjedhore të 2013-ës, u premtoi ish-ushtarakëve një ligj të ri për llogaritjen e pensionit, pro deri sot nuk e ka mbajtur atë premtim. Pensionin suplementar të ushtarakut e marrin ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë: oficerë, nënoficerë, studentë ushtarakë dhe kursantë për nënoficerë, ushtarë me pagesë/profesionistë, ushtar i shërbimit të detyrueshëm, ushtarak në rezervë/lirim/pension pleqërie. Punonjësit e Policisë së Shtetit kur janë aktivë, me pagesë kalimtare, në pension pleqërie, studentë kursantë dhe ushtarë (ndihmës agjentë). Punonjësit e Gardës, që gjenden në karrierë, punonjësit me status si kursantë, studentët dhe ushtarët, ish-punonjësit e Gardës, që janë në dispozicion, në pritje për riemërim në detyrë dhe ish-punonjësit e Gardës, që kanë dalë në rezervë ose në lirim pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 8869, datë 25.3.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të cilët trajtohen me pagesë kalimtare apo që kanë dalë në pension. Punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit, në marrëdhënie pune me këtë shërbim, ata në lirim, me pagesë kalimtare, në pension, si dhe kursantët. Punonjësit e Policisë së Burgjeve, kur janë aktivë, me pagesë kalimtare, në pension pleqërie, studentë kursantë dhe ushtarë (ndihmës agjentë). Punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit. “Vjetërsia në shërbim, sipas kategorive të përfituesve, është ajo e përcaktuar në ligjet nr. 9210, datë 23.3.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, nr. 9749, datë 4.6.2007 “Për Policinë e Shtetit”, nr. 8869, date 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nr. 9357, datë 17.3.2005 “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, nr. 10 032 datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, nr. 8766, datë 5.4.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin” dhe nr. 10 002, datë 6.10.2008 “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme”. Për efekt të zbatimit të këtij ligji, vjetërsia e shërbimit, e njohur sipas ligjeve të sipërpërmendura, bashkohet. Për efekt të përllogaritjes së përfitimeve, viti i shërbimit njihet vetëm kur është vit i plotë. Në vjetërsinë në shërbim përfshihen edhe: koha e ndërprerjes së karrierës, për shkak të një urdhri apo vendimi të padrejtë, të deklaruar me vendim gjykate, koha e plotë e vuajtjes së dënimit me burgim ose internim, për motive politike, pas titullimit në karrierë, nga personat, që kanë shërbyer në strukturat e përcaktuara në këtë ligj, kur kanë përfituar sipas ligjit nr. 7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”. Për efekt të llogaritjes së vjetërsisë në shërbim, koha e shërbimit në disa funksione organike, me specifikë të veçantë vështirësie, llogaritet me 1,5-fishin. Për përmbajtjen e kësaj dispozite shprehen strukturat respektive, me shkrim, se cilat do të jenë funksionet e veçanta organike, që do të rivlerësohen me 1,5-fishin. Këto funksione organike miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, – përcakton ligji për pensionet suplementare të ish-ushtarakëve.

 

Paga

Përfitimet, që jepen nga ky ligj, llogariten në bazë të pagës referuese. Paga referuese përbëhet nga paga bazë mujore për gradë, sipas viteve të shërbimit dhe shtesat

mbi pagë, ose nga paga bazë mujore për funksion dhe shtesat, të cilat përcaktohen e zbatohen për të njëjtën gradë apo funksion në datën e lindjes së të drejtës së një përfitimi.

Për efekt të përcaktimit të përfitimeve, paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese, sipas viteve të qëndrimit në atë gradë apo funksion. Pagat referuese të njësuara dhe rregullat e llogaritjes së pagës mesatare referuese për të gjithë karrierën përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Për studentët e shkollave të larta, që përgatiten si ushtarakë, si punonjës të Policisë së Shtetit, si punonjës të Gardës së Republikës së Shqipërisë, si punonjës të Policisë së Burgjeve e të tjerë, apo kursantët, që përgatiten si punonjës të Shërbimit Informativ të Shtetit, paga referuese, për efekt

përfitimi, është paga e gradës apo funksionit më të ulët të oficerit ose e inspektorit të SHISH-it, ndërsa për kursantët për nënoficerë, paga referuese është paga më e ulët e gradës apo funksionit të nënoficerit ose ndihmësinspektorit të SHISH-it të nivelit përkatës. Kur funksioni ose grada, që kishte përfituesi, nuk ekziston më, ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm (drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Komandanti i Gardës), ministri i Drejtësisë dhe drejtori i SHISH-it, me urdhër, bëjnë njësimin e tyre me ato funksione apo grada, që janë në fuqi në çastin e lindjes të së drejtës për përfitim.

 

Paaftësi në punë

Ushtaraku i shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura, punonjësi i Policisë së Shtetit, i Gardës, i Shërbimit Informativ të Shtetit, i Policisë së Burgjeve, i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për kohën që, për arsye shëndetësore, bëhen të paaftë për punë, paaftësi e cila vërtetohet me raport mjekësor, marrin përfitime suplementare. Masa e përfitimit suplementar për paaftësi të përkohshme në punë llogaritet: 100 për qind e pagës referuese të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, kur paaftësia e përkohshme zgjat deri në 14 ditë. 20 për qind e pagës referuese të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, nga dita e

pesëmbëdhjetë e paaftësisë e në vazhdim. 10 për qind e pagës referuese të muajit të fundit kalendarik të shërbimit për periudhën e shtrimit në spital, kur përfituesi ka persona në ngarkim.

 

Paaftësi e përkohshme

Ushtaraku i shërbimit aktiv të përhershëm në Forcat e Armatosura, punonjësi i Policisë së Shtetit, i Gardës së Republikës, i SHISH-it, i Policisë së Burgjeve, i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pavarësisht nga koha e daljes në rezervë/lirim, deri në plotësimin e moshës për pension të plotë pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, date 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, fitojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm, kur: Plotësojnë vjetërsinë në shërbim, 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt dhe kanë mbushur moshën 42 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt.

 

Kontributet

Periudha e trajtimit me pagesë kalimtare apo me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi njihet si periudhë sigurimi, për efekt përfitimi pensioni pleqërie, invaliditeti e familjar, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Kontributi për këto periudha përballohet nga Buxheti i Shtetit dhe derdhet në bazë të pagës referuese, sipas së cilës është llogaritur përfitimi mujor, e indeksuar çdo vit me koeficientët e indeksimit të bazës së vlerësuar, por, në çdo rast, brenda kufijve të pagës minimale dhe maksimale, të caktuar nga Këshilli i Ministrave, për efekt të pagesës së kontributeve të detyrueshme. Në rastet kur përfituesi i pagesës kalimtare apo i një pensioni të parakohshëm për vjetërsi shërbimi punësohet, kontributi nga Buxheti i Shtetit derdhet në nivelin minimal. Për të gjithë ushtarakët, që kanë dalë në rezervë apo në lirim, periudha e trajtimit financiar, sipas vendimeve nr. 225, datë 29.5.1992 dhe nr. 7, datë 10.1.1996 të Këshillit të Ministrave, njihet si periudhë sigurimi, për efekt përfitimi të pensionit të pleqërisë, të invaliditetit e familjar, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Kontributet llogariten në bazë të pagës referuese, sipas së cilës është llogaritur trajtimi financiar, e indeksuar me koeficientin e indeksimit të bazës së vlerësuar për të gjithë periudhën. Për këtë periudhë, fondet për pagesën e kontributeve jepen nga Buxheti i Shtetit, në varësi të numrit të personave që përfitojnë pension. Paga, sipas së cilës është llogaritur trajtimi financiar, kur zgjidhet nga ushtaraku, merret edhe si pagë bruto, për efekt të rillogaritjes së pensionit të pleqërisë dhe të pensionit suplementar.

 

Rillogaritja

Dispozitat e ligjeve nr. 8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nr. 8661, datë 18.9.2000 “Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit” zbatohen deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensionet suplementare, të caktuara në përputhje me ligjet nr. 8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nr. 8661, datë 18.9.2000. “Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”, si edhe ato të caktuara me vendime të gjykatave, pavarësisht nga mosha e vjetërsia në punë, në çastin e fillimit të së drejtës, do të rillogariten. Rillogaritja bëhet sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj dhe në bazë të pagave referuese, në çastin që i ka lindur e drejta për përfitim. Mbi këtë masë përfitimi të rivlerësuar zbatohen koeficientët e rritjes apo të indeksimit të pensionit, sipas vendimeve të veçanta të Këshillit të Ministrave, nga çasti i lindjes së të drejtës dhe deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Masa e pensionit, e rivlerësuar si më lart, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, vlerësohet si shumë përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose e pensionit suplementar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here