Rumani, korrupsioni/ Parlamenti nuk i heq imunitetin kryeministrit Ponta. BE: Hap prapa

0
138

Viktor PontaParlamenti rumun bllokoi hetimin e kryeministrit të vendit, Viktor Ponta, duke votuar kundër heqjes së imunitetit të tij, veprim ky që nuk është pëlqyer aspak në Bashkimin Europian, ku është pereceptuar si një hap prapa në zotimin e vendit në luftën ndaj korrupsionit në nivelet më të larta të shtetit.

Ponta kishte refuzuar më herët  kërkesën e presidentit, Klaus Iohanis, për të dhënë dorëheqjen, pasi emri i tij u përmend nga prokurorët. Ai i mohon kategorikisht akuzat dhe pretendon se ato janë ngritur vetëm nga kundërshtarët e tij politikë.

Rumania vlerësohet si një prej shteteve më të korruptuara të Bashkimit Europian, ndërsa sistemi i drejtësisë është nën monitorim të veçantë.

Pavarësisht kritikave të rënda, Ponta dhe kabineti i tij janë në bisedime  me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një fond ndihme prej 4 miliard eurosh, që pritet të disbursohet me kusht që qeveria të mos vazhdojë me planin për të ulur taksat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here