Rama në Malësinë e Madhe: PD si një trupë cirku që shkon nëpër Shqipëri e kërkon drita qyl

0
122

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje pasdite një takim elektoral në Malësi të Madhe ku tha se me votën e 21 qershorit do t’i jepet një frymë e re zhvillimi.

“Kemi projekte për zhvillimin e këtyre zonave. Por deri më tani asnjë kryetar bashkie apo komune nuk na ka trokitur në zyrë për të zgjidhur qoftë edhe një problem të vetëm për komunitetin që drejton. Nga krahu tjetër është një trupë cirku që shkon nëpër Shqipëri duke treguar përralla nga më të ndryshme. A thua se dritat do jenë qyl, taksat do hiqen, apo kështu me radhë. PD nuk flet fare për problemet me të cilat merret bashkia, po flasin për këto të tjerat. Si mund të bëjë një kryetar bashkie këtë që thonë këta, si mund të kthehet mbrapsht reforma territoriale. PD është në drejtim të paditur, sa nuk e ka shansin të tallet me vetveten, kujton se do gjejë nëpër Shqipëri budallenj që të dëgjojnë një përrallë me të cilët qytetarët u ndanë në zgjedhjet e qershorit 2013. këto janë zgjedhje për familjet shqiptare, e jo për partitë. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me nevojat e çdo familje e çdo qytetari”, tha kryeministri Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here