Pa numërues në zgjedhje/ Kolegji i rrëzon kërkesën, PDIU akuza edhe aleatëve: Pati presion, do mbajmë qëndrim politik

0
112

Gëzim Saliu

kolegjiIdrizi: Në këto zgjedhje, ne jemi pjesë e koalicionit mazhoritar. Kaso: S’mund të jetë raporti 3 numërues nga koalicioni i majtë dhe vetëm 1 nga koalicioni i djathtë

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet për marrjen e anëtarit të katërt në grupet e numërimit për zgjedhjet vendore. Vendimi i marrë nga trupa gjyqësore mbështeti verdiktin e dhënë më parë nga KQZ-ja, e cila me shumicë votash vendosi që numëruesi i katërt pas PS, PD dhe LSI të jetë PR-ja. Ndërkohë ky vendim është cilësuar si i marrë nën presionin politik të forcave të mëdha nga ana e partisë së drejtuar nga Idrizi, gjë e cila ka sjellë edhe përçarjet e para me aleatët e rinj Rama dhe Meta. Përfaqësuesi ligjor i PDIU-së tha se lidhur me këtë vendim forca e drejtuar nga Shpëtim Idrizi do të mbajë qëndrim politik pasi të mbledhë forumet e saj.

 

Deklarata

Përfaqësuesi ligjor i PDIU-së Gazmend Osmani pasi doli nga Kolegji deklaroi dje se ky vendim ishte haptazi antiligjor dhe i marrë nën presionin e madh të dy forcave kryesore politike. “Procesi ia vlejti sepse u bë transparente kërkesa e Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim, vendim haptazi antiligjor për mendimin tonë për arsye se janë kapërcyer urdhërimet dhe përcaktimet e normave ligjore në kodin zgjedhor, dispozitat e neneve 95 dhe 96, kriteret e kërkuara për të marrë pjesë në shortin për përcaktimin dhe propozimin e numëruesit të 3 dhe 4, regjistrimi i subjektit zgjedhor në zgjedhje dhe pasja e dy ose më shumë mandateve, gjë që u vërtetua katërçipërisht dhe me shkresat nga Kuvendi dhe fakt që u pranua dhe nga Kolegji Zgjedhor”, – u shpreh ai. Më tej, Osmani pohoi se vendim ishte haptazi antiligjor dhe i marrë nën presionin e madh të dy forcave kryesore politike. “Kërkoj të zbatohet vetëm ligji asgjë më shumë. Por u pa se Kolegji Zgjedhor ishte haptazi nën presionin e dy partive politike më të mëdha. Mori një vendim haptazi antiligjor dhe ne do shikojmë qëndrimin tonë politik në forumet tona të partisë, të cilin do ta bëjmë të ditur në vijim”.

 

Debati në Kolegj

Ndërkaq në kolegj, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se forca që ai drejton kërkon të drejtën e saj mbi bazë të asaj që përcakton kodi zgjedhor. “Ne i mbahemi strikt formulimit ligjor në të drejtën tonë për short. PDIU kërkon te drejtën e saj në bazë të kodit. Ne nuk jemi aty për të tjetërsuar votën. Në këto zgjedhje ne jemi pjesë e koalicionit mazhoritar”, – tha Idrizi. Në të njejtën linjë avokati i PDIU Eno Bushi u shpreh se vendimmarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk është një vendim i vetëm por janë dy vendime me arsyetime të ndryshme. “Ligji nuk mund të zëvendësohet nga vendimmarrja e KQZ si dhe ligji ngarkon KQZ të respektojë barazinë në procesin zgjedhor”, – u shpreh ai. Nga ana tjetër përfaqësuesja KQZ-së në kolegj tha se me kalimin e PDIU-së në koalicionin e majtë ende nuk është i qartë pozicioni i PDIU. “Kjo zgjedhje është bërë për efekt të baraspeshimit politik. Ndërkaq nënkryetari i PR-së Arjan Madhi tha se PDIU mbledh votat në koalicion me PS është konkurruese me të djathtën çdo e drejtë që ka PDIU është brenda koalicionit për të qenë bashke me ta. Ndërkohë përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ivi Kaso tha se vendimmarrje në favor të PDIU-së krijon disbalanca të mëdha në procesin e numërimit. “PDIU është në garë me koalicionin e majtë dhe po kërkohet që 3 numërues të shumicës dhe 1 të opozitës dhe kështu nuk mund të bëhen zgjedhjet”, – tha Kaso.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here