Dosja e plotë e Kalivaçit, si u denoncua tre vite më parë afera e Becchettit nga “standard”

0
138

kalivacPavarësisht se jemi në pikun e fushatës elektorale, ku logjikisht vëmendje parësore në vend duhej të kishin zgjedhjet vendore që mbahen vetëm pas 11 ditësh, diskutimet e politikës, shoqërisë dhe medias janë përqendruar këto dy ditë tek skema e mashtrimit të biznesmenit italian Francesco Becchetti, presidentit të Agon Channel.

Sigurisht që një lajm i tillë nuk mund të anashkalohej dhe “detyrimisht” i është imponuar edhe axhendës së partive dhe liderëve politikë, të cilat në dallim nga ditët normale të fushatës, janë përfshirë në debatin nëse ishte apo jo i drejtë vendimi i Prokurorisë. Kjo e fundit ka provuar skemën përmes të cilës biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion në dëm të shtetit ku sipas tyre, “në qendër të kësaj skeme evazioni, por njëkohësisht edhe pastrimi parash qëndron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, koncesionarja “KGE” dhe ajo “Energji”. Por nëse e gjithë kjo çështje ka marrë sot kaq shumë vëmendje vjen vetëm në saj të vendimmarrjes së prokurorisë, pasi denoncimi për mashtrimet e shumta me hidrocentralin e Kalivaçit janë bërë për vite me radhë nga mediet shqiptare.

Gazeta “standard” dhe televizioni “top channel” kanë qenë dy mediet që e kanë ndjekur për shumë kohë “çështjen e Kalivaçit” ku përmes dokumenteve zyrtare si edhe dëshmive të banorëve të zonës kanë faktuar mashtrimin me këtë vepër, e cila nuk u krye kurrë. Për muaj me radhë si gazeta ashtu edhe televizioni publikuan fakte të pakundërshtueshme për zvarritjen e plotë të punimeve në këtë hidrocentral, i cili e mori licencën që në vitin 1197 dhe duhej të niste prodhimin e energjisë në vitin 2002!

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here