Standard.al

SHBA flet pa dorashka/ Lu: Në Tiranë ecin rrugëve të pashqetësuar kriminelë e zyrtarë të korruptuar

0

Donald LuNdërkombëtarët të thirrur sot pasdite në një tryezë për të analizuar sistemin e drejtësisë nënvizuan domosdoshmërinë për realizimin e reformës në drejtësi, për të cilën është e nevojshme dhe pjesëmarrja e
opozitës. Ambasadori amerikan ashtu edhe ambasadorja e BE-së Vlahutin
deklaruan se sistemi gjyqësor duhet të japë llogari për korrupsionin,
por duhet të jetë gjithashtu i pavarur për t’i rezistuar trysnisë
politike.

“Në sistemin e drejtësisë në Shqipëri disa persona duhet të
pushohen nga puna për korrupsion dhe disa të tjerë duhet të çohen në
burg.. Në një sistem ku edhe gjykatësit bien dakord se ka korrupsion,
kjo nënkupton detyrimisht se gjykatësit, prokurorët dhe avokatët duhet
të bashkëndajnë që të gjithë për drejtësinë për dhënien dhe marrjen e
ryshfeteve.  Sot shumë personazhe të njohura të krimit të organizuar
dhe zyrtarë të lartë të korruptuar të institucioneve të ndryshme
politike ecin nëpër rrugët e Tiranës pa pasur frikë se do të
procedohen. Misioni europian për efikasitetin në drejtësi e renditi
Shqipërinë në vendin e fundit mes 25 vendeve të anketuara sa i përket
ndjekjes penale të krimeve të rënda. Në një vend të NATO-s që aspiron
anëtarësimin në BE, elitat politike dhe kriminelët nuk mund të
veprojnë pa u ndëshkuar”, tha Lu.

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Standard” në print.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.