Presidenti Nishani: Pa Marrëveshjen e Ohrit, hendeku thellohet

0
140

presidenti nishaniPresidenti Nishani ka thënë se lë shumë pikëpyetje ngjarja e përgjakshme e Kumanovës të Maqedonisë, që përfundoi me 20 të vrarë dhe me shkatërrime të pronave të shqiptarëve.

Në një interviste për “Kohës Ditore”, kreu i shtetit shqiptar ka vërejtur  paqartësi në elementet thelbësore të ngjarjes, përfshirë këtu edhe viktimat. Ai nuk beson që e vërteta dhe zanafilla e asaj që ka ndodhur në Kumanovë do të dalë nga hetimi i zhvilluar prej autoriteteve maqedonase. Për të pasur një hetim të besueshëm, presidenti ka këmbëngulur në përfshirjen e ndërkombëtarëve.

“Në rast se nuk zbatohet plotësisht Marrëveshja e Ohrit, hendeku midis shqiptarëve e maqedonasve do të rritet”, ka thënë Nishani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here